Aksident i rëndë tek “Mbikalimi i Patokut”/ 6 të plagosur nga përplasja e mjeteve, dërgohen me urgjencë tek Trauma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë në të cilin janë përfshirë 2 automjete dhe kanë mbetur të lënduar 2 shoferët dhe 4 pasagjerë është regjistruar mëngjesin e kësaj dite në “Mbikalimin e Patokut” në superstradën Milot – Fushe Krujë.

Dy drejtuesit, Xh.T dhe R. M, si dhe pasagjerët që ndodheshin në makinat e tyre janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Siç duket edhe nga fotot e siguruara, dy makinat janë dëmtuar dukshëm në pjesën e parme të tyre, një tregues se aksidenti i regjistruar mëngjesin e sotëm ishte i rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV