Larg terrorit, flasin afganët e strehuar në Qytet Studenti: Këtu është mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka lindur një ditë e paqtë e me diell sot për afganët e ardhur rishtaz në Shqipëri. Të akomoduar në një nga godinat e qytetit studenti, të rinjtë afganë për përjetojnë ditën e parë larg atdheut të tyre tashmë të kontrolluar nga talebanët.

Dhimbja padyshim është e madhe, por po ashtu edhe lëhtesimi nga frika e talibanëve, nga frika për të nesërmën e tyre. Disa të rinj nga ata që u strehuan në qytetin studenti shprehen se tani ndihen të qetë.
Një student nga Afganistani thotë se talebanët janë të rrezikshëm dhe se shpreson që situata në vendin e tij të bëhet më mirë.

“Situata është e keqe, por shpresoj të bëhet më mirë. Ne jemi studentë, talebanët janë të rrezikshëm”, thotë i riu nga Afganistani.

Mes afganëve që kanë mbërritur në vendin tonë është edhe një gazetar, i cili tha për mikrofonin e kolegëve të tij në Shqipëri se në vendin tonë ndihet mirë. Për situatën në Kabul ai tregon se është shumë e keqe, ndërsa shton se plani i tyre është që të qëndrojnë për disa javë në Shqipëri dhe më pas të largohen në SHBA.

Të rinjtë ishin pjesë e grupit prej 154 personave që mbërritën gjatë natës së kaluar në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, u shprehën se shumica prej tyre janë aktivistë, gazetarë e studentë, që u rrezikohej jeta në Afganistan. Ata do të qëndrojnë në konviktet e Qytet Studentit në Tiranë, derisa të lirohen strukturat hoteliere ne durres nga turistet.

Të fundit

Hapet kinemaja “Maks Velo”/ Veliaj: Investimet në art e kulturë dhe në periferi

Kinemaja “Maks Velo” i është rikthyer qytetarëve të Laprakës si një hapësirë e re që pulson art dhe kulturë...

Përfundon mbledhja e grupit të dialogut/ Bylykbashi: Takim i frytshëm!

Përfundon mbledhja e grupimeve të dialogut politik për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesi i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha se në këtë mbledhje u diskutua lidhur me...

Plagoset kryeministri sllovak, dërgohet në spital

Kryeministri sllovak Robert Fico ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, pas mbledhjes së qeverisë pranë Bratislavës.  Ndërkohë është arrestuar një...

STUDIMI: Miliona njerëz të moshës së mesme janë obezë

Miliona njerëz të moshës së mesme janë bërë gabimisht të besojnë se nuk janë obezë, sipas një studimi italian që shqyrtoi përqindjen e yndyrës...

NATO mblidhet në qershor, fokusi Ukraina dhe Gaza

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s, do të mblidhen në Bruksel më 13 dhe 14 qershor, në një takim që do të...

Lajme të tjera

Web TV