Varianti Delta “pushton” Kosovën, 18 viktima në 24 orët e fundit mes tyre një 20-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i rasteve të infeksionit dhe ai i viktimave nga Covid-19 vijon të jetë i lartë në Kosovë.

Ditët e fundit, numri i viktimave vetëm po rritet, ndërsa gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 18 persona, mes tyre edhe një vajzë 20 vjeçare.

Ajo ishte Rumejsa Hoxha, me origjinë nga Gjakova dhe po “luftonte” me sëmundjen prej shamë ditën në kujdesin Intensive, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte betejës së vështirë me virusin.

Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa numri i atyre që kanë arritur të shërohen është 1.483.

Rastet dhe numri i viktimave nga virusi është rritur në mënyrë drastike në vend pas shfaqjes së variantit delta, i cili përbën një kërcënim real për të gjithë vendet në botë për shkak të përhapjes së tij.

Kosova si një “kundërpërgjigje” ndaj tij, ka vendosur sërish masa të reja shtrënguese, por deri më tani ende nuk kanë rezultuar të suksesshme.

Të fundit

Mbape merr fanellën e Modriç, ndryshimi i numrit që fsheh shumë më shumë

Është thjesht një numër. Vetëm një numër tjetër mbi shpinën e tij. Nga 9 në 10. Por në të...

Zjarret në vend/ Qeveria njofton paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në bujqësi

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, që janë shkaktuar si pasojë e vatrave...

Daniel Defo, shkrimtari i Robinso Kruzo”-së që britanikët e ndëshkuan me lule

Përgatiti: Leonard Veizi Në analet e historisë letrare, ku guximi i penës shpesh përballet me rreptësinë e pushtetit, historia e shkrimtarit Daniel Defo shpaloset si...

Dikur shënonte në Premier League, 50-vjeçari vazhdon ende të luajë futboll

Në një epokë ku futbollistët tërhiqen shpesh para të 40-ave, Jamie Cureton është përjashtimi që sfidon çdo parashikim. Në moshën 50-vjeçare (i mbush në...

Presion ndaj Trump, kërkesa e demokratëve në SHBA: Të publikohen dosjet Epstein

Demokratët në SHBA kanë ndërmarrë një hap të pazakontë për të detyruar ish-presidentin Donald Trump të publikojë dosjet e hetimit për abuzuesin seksual të...

Lajme të tjera

Web TV