Lëvizjet e dimrit, Bolonja piketon mbrojtësin e Kombëtares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni 2019-2020 ka rezultuar i suksesshëm për lojtarët e kombëtares shqiptare, të cilët së fundmi kanë filluar të piketohen nga klube shumë të mirë.

Mbrojtësi i Hajduku Spilit, Ardian Ismajli ka bërë një sezon shumë të mirë dhe është rritur akoma më shumë profesionalisht.

Ismajli u bë pjesë e klubit kroat në verën e vitit 2016  dhe që nga ai moment ka ardhur në rritje dhe ka bërë paraqitje shumë të mira.

23-vjeçari shqiptar ka rënë në sy të Bolonjës, e cila po vëzhgon disa lojtarë për të forcuar mbrojtjen e skuadrës.

Deri më tani skuadra e Serisë A u ka vënë syrin edhe Bonifazit, Huan Zhezus dhe Kajerit, raporton “Corriere Di Bologna”.

Ndër të tjera shtohet se skuadra e Bolonjës është duke kërkuar informacione nga drejtuesit e Hajdukut për shqiptarin, i cili deri më tani është aktivizuar në 16 ndeshje në këtë sezon.

Vlera e mbrojtësit të Kombëtares shkon te 1 milionë euro, duke bërë që transferimi i tij te Bolonja të varet nga shuma që do ofrojë klubi italian./Përgatiti: Fjala.al/

 

Të fundit

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Lajme të tjera

Web TV