Ekzekutoi shokun për pazare droge, autori del me kartelë mjekësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bledar Selmanaj, autori i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari në Babicë të Vlorës rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Burime nga policia bëjnë me dije se është zbuluar se Bledar Selmanaj ka një kartelë mjkësore, dhe kurohet për shëndetin mendor.

Bledar Selmanaj, u la në burg nga gjykata e Vlorës pak ditë më parë, për vrasjen e shokut të tij, por 39-vjeçari nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.

Bledar Selimaj u arrestua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Bullari u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip ‘Fiat Punto, ku sipas ekspertizës ai është qëlluar me tre plumba nga pasagjeri, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve. Bëhet me dije se viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë. Xhuljano u lirua para dy vjetëve kurse Selmanaj më datë 5 të këtij korriku.

Ditën e vrasjes ata ishin nisur nga Tirana për në Vlorë për çështje trafiku droge, ndërsa sipas dëshmisë së Bledar Selmanaj konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që i riu tashmë i pajetë, i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli.

Lexo edhe :  Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

 

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV