“Njerëz mikpritës”, studentja refugjate afgane flet për BBC nga Shqipëria: Po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentja refugjate afgane, Nikhbath e ftuar në një lidhje live për BBC World News ka treguar pritjen që i është bërë asaj dhe bashkëkombasve të saj në Shqipëri.

Nikhbath e cila në Afganistan studionte me bursë për një universitet amerikan i tregon shqiptarët si njerëz mikpritës dhe për afganët po kujdesen shumë mirë. Ajo falënderon popullin shqiptar, kryeministrin dhe ministren e jashtme si dhe ambasadoren amerikane në Shqipëri për shërbimet e mirësine e treguar.

Pyetjes së gazetarit Ben Boulos nëse e sheh të ardhmen në Shqipëri, Nikhbath përgjigjet se e vetmja gjë që mendon tani është të përfundojë studimet ndërsa për të tjerat situata është shumë e turbullt.

NIKHBATH: Faleminderit së pari, kam studiuar me bursë në universitetin amerikan të Afganistanit. Udhëtimi ishte i mirë edhe pse sfidues. Të largoheshe nga vendi ishte vendimi më i vështirë. Na u tha që duhet të largoheshim, mora telefonatën dhe më thanë të shkojmë në një vend të caktuar. Me autobus në aeroport ku pritëm 3 ditë, më pas shkuam në Katar, pasi pritëm aty, Katari ishte shumë i mirë, na dhanë gjithë shërbimet. Ndërkohë që më pas u nisëm për në Tiranë. Udhëtimi ishte sfidues. Pasi ishte vendimi më i vështirë gjatë gjithë jetës. Asnjëherë nuk është e lehtë të largohesh nga një vend ku ke jetuar gjithë jetën. Kjo situatë na bëri të merrnim këtë vendim.

Kurrë nuk ma kishte marrë mendja situatën ku talebanët do të merrnin kontrollin. Në fakt mendonim se mund të merrnin kryeqytetin, ka pasur luftë në provinca, por situata nuk ishte kaq e vështirë. Na zuri në befasi. Jam përpjekur të marr arsimin, tu shërbej njerëzve tanë, për tu bërë udhëheqës. Gjithçka u shkatërrua brenda një nate.

Lexo edhe :  Plazhet publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Ja ndryshimi

PYETJA: Si po kujdesen në Shqipëri?

NIKHBATH: Dua të falënderoj shqiptarët, kryeministrin, ministren e jashtme dhe ambasadoren amerikane. Na kanë mirëpritur në aeroport dhe gjeta edhe refugjatë që kishin ardhur në Shqipëri dhe u kujdesën, ende po kujdesen për ne në mënyrë të shkëlqyer. Jam mirënjohëse për shërbimet e mirësine. E mrekullueshme në çdo gjë. Janë njerëz mikpritës.

PYETJA: Ku e veten në sheh të ardhmen në Shqipëri?

NIKHBATH: Situata tani për tani është e turbullt, shumë e vështirë për të vendosur. Për momentin gjërat që shoh, shpresa që kam, gjërat që mendoj për të ardhmen, duhet të studioj, duhet të përfundojë studimet. Tu shërbej njerëzve, familjes dhe vendit tim.

Të fundit

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj....

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për...

Muskujt kundër mendjes

Nga Lutfi Dervishi Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i...

Nga Obama tek Epstein, teoritë konspirative të Trump që tani po e ndjekin nga pas

Që nga fillimet, teoritë konspirative janë shfaqur si një mënyrë e vazhdueshme për të sfiduar elitën politike, mediatike dhe juridike në SHBA. Sot, rreth...

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria i nxjerr me emër e figurë

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më herët këtë të dielë, më 27 korrik, janë bërë...

Lajme të tjera

Web TV