9 ditët e pulë-herrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Sot hyri shtatori, muaji i makthit dhe i frikës. Ata që janë gati për në ferr, me siguri e kanë bërë mendjen rrafsh, si detin e verës, dhe kishin qetësuar veten: “Ohu!, deri në shtator…, kushedi kur vjen ai muaj i dreqit”. Por ja erdhi, duhen vetëm nëntë ditë deri në kulmin e asaj të tmerrshmes. Janë 9 ditë të dridhura, 9 ditë frike dhe çmendurie. Në të folmen e Shqipërisë së Mesme, njeriut që prek fundin e vet, i thonë ‘ të hynë të dridhurat e pulë-herrit’.

Sot nisi dita e parë, shtator 2021.

Deri mbrëmë liderët e pushtetit të vjetër, fshehurazi, kanë mbledhur një dorë plaçka dhe janë bërë gati për ‘te vendi’. Prokurori i SPAK dje ka deklaruar se shtatori do të jetë muaji i dosjeve të shumta. Këta, fajtorët, nuk u kanë treguar familjarëve se kanë mbledhur nga një boçe teshash; se po të tregonin- do të zhvleftësoheshin edhe para tyre. Para partive të tyre janë zhvleftësuar fare. Doktor Berishës nuk i pranuan as dhëndrin në kryesinë e Partisë; në kryesi kanë mbledhur disa ‘aguridhe’ që as e njohin Berishën. Berisha ‘nuk u dorëzua’ para Amerikës, por po dorëzohet para këtyre tipave. Këta do ta ndjekin me gurë po e panë në selinë blu.

Kështu nisi dita e parë e dridhjeve.

Ditën tjetër, me siguri, Berisha do të vazhdojë të sulmojë ‘afganët’, si njerëz të Sorosit. Ardhja e afganeve është kundërshtuar nga entourage i Berishës. Pse e bëri këtë ‘mareshali’, siç e quan avokat Ngjela? Doktori e di se me këtë nuk ndryshon asgjë në politikat amerikano-shqiptarë për sigurimin e viktimave të talibanëve, megjithatë e bën këtë me një qëllim tjetër: Duke sulmuar Amerikën, Berisha çekon sa ushtarë ka rreth e rrotull. Mirëpo kësaj here mbeti me pako njerëz.

Përpjekja e Berishës për ta kthyer ushtrinë e tij nga ushtri politike në ushtri tribale, thuajse si talibane, dështoi, ideja ishte vetëm utopi. Në PD dhe në rrethinat e saj, doktori kishte një ushtri qorre, që vrisnin cilindo pa pyetur sa fëmijë kishte viktima. Edhe në Kosovë, që nga vitet ‘97 ai ka pasur ushtrinë e vet. Albin Kurtin e ftoi në betejë kundër shtetit shqiptar, jo si i të njëjtës ideologji, por si i të njëjtit fis. Deri dje kishte shpresa të mëdha; por me sa duket edhe Kurti ka kuptuar ku është hendeku. Berisha e kishte projektuar luftën nga jashtë sistemit kundër ushtrisë qeveritare, po e dogji Afganistani.

… Pas tre a katër ditësh do të jetë afruar data 9. Atë ditë, Doktori ‘do të lahet e rruhet’- sipas një thënieje të ministrit Teta në vitin ’98 dhe do të niset për në Parlament. Aty nuk do ta ndalojë njeri, por as do ta përshëndesin ushtarakisht. Do të hyjë në sallë; as Luli nuk do t’i flasë, vetëm Tritani me të cilin ndanë paratë e ‘Shqiponjës’. Mjerim i madh. Nuk do të hapë as seancën si deputeti më i moshuar; as këtë atribut nuk do t’ ia lënë. Zonja Bozdo, bash për këtë qëllim nuk dha dorëheqjen.

Lexo edhe :  Miliona dollarë për heqjen e non gratës, pse Trump e ‘zhyti’ Berishën keq?!

Por a ka një aleancë të nëndheshme me maxhorancën për ta pranuar Berishën në Parlament? Kjo hije dyshimi luhatet sa andej këndej dhe e bën doktorin më të paqëndrueshëm. Aleanca duket se është kjo: Berishës i falet ardhja në Parlament me qëllim që të shërbejë si figurë e frikshme në ‘kopshtin e lulelakrave’ për të trembur zogjtë. Doktori do ta polarizojë politikën, me qëllim që të bëhet i domosdoshëm për tryezë bisedimesh… Ku ta dish.

Po Amerika pse nuk po kërkon më që Berisha të mos hyjë në Parlament?!

Kjo e tremb më shumë doktorin. Duket se Amerika ia ka vënë vizën edhe si i korruptuar, edhe si minues i demokracisë, edhe si dhunues i të Drejtës. Berisha e di sa e rrezikshme është kjo, ai është komunist i egër dhe e di mirë se kur lideri harrohet sikur nuk ekziston, e ka punën keq.

Vjen data 9. Te hyj a të mos hyj? Dilemat makbethiane e godasin zemrën e doktorit kardiak. Para se të vendosë, doktori do të shikojë situatën: A shquhen forca policore aty rreth Parlamentit? Po civilë që bëjnë rol të dyfishtë, a vërtiten aty rrotull? Ata që rrinë te trotuari para selisë së Parlamentit, a kanë pranga nëpër duar?… Ky është makthi vdekës, që në Tiranë e quajnë ‘ta dredhës bishtin si pulë- herr’.

‘Nëntë ditët’ janë shënuar në kalendarin e njerëzimit sipas përkatësisë etnike. Ne shqiptarët e shënojmë kësaj here, kur po kërkojmë që në ditën e nëntë të shtatorit të fitojmë Drejtësinë. Ndërsa për popuj të tjerë si hebrenjtë, është periudha në të cilat mbahet zi për fatkeqësitë e popullit.

‘Nëntë ditët’ arrijnë një kreshendo në agjërimin e Tisha B’av, një ditë që kalohet pothuajse tërësisht në zi për të kujtuar vajtjet e panumërta, kryqëzatat, dëbimet dhe holokaustet që kanë goditur kombin gjatë shekujve.

Ne, shqiptarët, e kemi si ditën e dridhjeve të ‘pulë- herrit’, pas luftës civile të ’97, pas piramidave financiare, pas Gërdecit, pas korrupsionit të famijes së ‘ mareshallit’.

Të fundit

2 korrik 1994: Ramiz Alia dënohet me 4 vjet burg për shpërdorim pushteti

Më 2 korrik 1994, në një ngjarje që simbolizoi përballjen e Shqipërisë post-komuniste me të kaluarën e saj, ish-presidenti...

Aktivistja ndez debatin në rrjet: Nuk ka njerëz më të pamoralshëm se shqiptarët!

Aktivistja dhe moderatorja Zana Avdiu, ka shkaktuar debate të shumta në rrjet, pasi thotë se nuk ka më të pamoralshëm se shqiptarët. “Më të pamoralshëm...

Kush është Nigel Farage, politikani që sot zihet me Ramën!

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë...

Si refugjatët shqiptarë u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet jashtë vendit

Autoriteti i Dosjeve ka publikuar një shkrim, në të cilin tregohet se si regjimi komunist e konsideronte krizën e ambasadave si një kërcënim të...

Rama takim me ministrat në Cërrik! Në fokus sfidat në sektorin e Bujqësisë

Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në Cërrik, ku do të zhvillojë një takim me fokus bujqësinë. Burime për Report Tv...

Lajme të tjera

Web TV