Lefter Koka dha dorëheqjen nga mandati, ja kush do e zëvendësojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ana Dhamo do të jetë deputetja që do të marrë vendin e Lefter Kokës në Parlamentin e Shqipërisë, pasi ky i fundit refuzoi të pranonte mandatin, duke u tërhequr nga politika.

E renditur e 9-ta në listën e PS-së në Durrës, Dhamo arriti të merrte 2031 vota personale, më pak se Denis Deliu, Arkend Balla dhe Erjon Meka, por sipas Kodit Zgjedhor në Parlament futet gjinia më pak e përfaqësuar.

Por kush është Ana Dhamo?

Ana Dhamo lindi në Durrës, në 2 Shtator 1985. Ajo është e martuar me Z. Francesco Vitobello dhe ka një djalë me emrin Luca. Znj. Dhamo është kandidate për Doktor Shkencash në profilin e të Drejtës Publike pranë Universitetit Europian të Tiranës. Në maj të vitit 2012 ajo ka përfunduar Shkollën e Specializimit për Profesionet Ligjore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Urbinos, Itali. Në tetor të vitit 2010 përfundon studimet e ciklit 5 -vjeçar në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Urbinos “Carlo Bò”. Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2015, ku është zgjedhur anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Që nga viti 2014 është pjesë e stafit pedagogjik të Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Departamenti i Drejtesisë, si dhe anëtare e Dhomës së Avokatisë, Durrës. Nga viti 2013 zhvillon rregullisht Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare në vende të Bashkimit Europian (Maltë, Spanjë, Hollandë, Republikë Çeke) dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushën e të Drejtës Publike dhe asaj Ndërkombëtare dhe Europiane.

 

Të fundit

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Lajme të tjera

Web TV