“Do i fusë thikën…”/ Kërcënohet me jetë djali i Igli Tares: Duhet të vdesësh, ti e babai yt (Mesazhet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët e Lazios duket se këtë vit po kalojnë çdo cak. Pas ngjarjeve të rënda me Elseid Hysajn për një këngë, ka ardhur edhe kërcënimi ndaj Igli Tares dhe familjarëve të tij.

Gjithçka është bërë e ditur nëpërmjet rrjeteve sociale nga djali i ish-sulmuesit të përfaqësueses shqiptare, Etieni, i cili ka publikuar mesazhet e rënda të një tifozi.

“Duhet të vdesësh, ti e babai yt. Copa m… Jeni kanceri i Lacios. Ai babai yt i paaftë. Jeton akoma ai vdekësira, babai yt. Na e shpifni, si ti, ashtu edhe babai yt. Nëse nuk merrni as Zakanjin. Flini me një sy hapur se nëse e kap ndonjë lacial, do i fusë thikën”, – ishte kërcënimi më i fundit që kishte marrë Etien Tare në rrjete sociale.

Ky i fundit u është përgjigjur këtyre kërcënimeve me një postim të tijin. “Jam lacial që kur jam fëmijë, festoj çdo herë që fiton Lacio, dëshpërohem kur humbasim. I vesh këto ngjyra me krenari dhe ndjenjën e përkatësisë.

Respektoj çdo lloj kritike, pasi liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë. Por mendoj se këtë herë është kaluar caku. Më vjen keq që lexoj disa fjalë, mund të mos jesh dakord me disa zgjedhje, por nuk duhet të mungojë respekti, KURRË. Ndaj meje, babait tim dhe familjes time”, – ishin fjalët e Etien Tares.

Të fundit

Sëmuret Sali Berisha, mungon në SPAK për dosjen ‘Partizani’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur sot, 16 qershor, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion. Siç...

ꙄTOP në Spaç

Nga Edison Ypi Vajtja në Spaç mbi një karroceri kamioni të shtrembër dhe të pisët për të takuar njeriun tënd pas mijëra kthesave prej të...

Kush është Albana Boksi, anëtarja e Gjykatës së Lartë që do vendosë për Erion Veliaj

Albana Boksi është anëtarja e Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, nëse do të vijojë të...

Ekziston një luftë midis Iranit dhe Izraelit. Roli i SHBA, armikut historik të Teheranit

Histori Izraeli bombardoi Teheranin, duke e informuar paraprakisht Trumpin: SHBA-të janë në fakt një armik historik i Iranit, le të shohim pse... Presidenti Donald Trump ka...

Erdogan Ndërhyn në Krizën Iran–Izrael:Paralajmeron për Luftë Rajonale e Valë Refugjatësh

Nga: Monada Mehmetaj Myshketa Strasburg Në një kohë kur përshkallëzimi midis Izraelit dhe Iranit ka tronditur rajonin dhe ka ngritur shqetësime globale, Presidenti turk Erdogan...

Lajme të tjera

Web TV