Dialogu Kosovë-Serbi: Përgatitje për takimin e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova dhe Serbia po përgatiten aktualisht për një takim të mundshëm të nivelit të lartë gjatë muajit shtator mes dy udhëheqësve kryesorë politikë, kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Kjo u bë e ditur nga vetë krerët e të dy vendeve, gjatë forumit strategjik të Bledit në Slloveni, ku morën pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit dhe udhëheqës të Bashkimit Evropian.

Lajçak: Subtanciale takimet e fundit me Kurtin dhe Vuçiqin

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ka biseduar në Slloveni si me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për “hapat e ardhshëm” në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. “Kam zhvilluar dy takime të ndara, të rëndësishme dhe substanciale me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkroi Lajçak në Twitter, duke mos shpalosur detaje të tjera. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se me Lajçakun “u bisedua për takimet e kaluara të mbajtura në Bruksel si dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. “Dialogu duhet të jetë i drejtë dhe parimor, në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve dhe paqes e sigurisë së qëndrueshme e të përgjithshme”, tha Kurti, duke mos bërë të ditur, të ketë pasur bisedime në forumin e Bledit me presidentin e Serbisë, Vuçiq.

Vuçiq kundër kërkesave të reja të Kosovës për pranim në organizata ndërkombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke folur për marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë në këtë fazë të dialogut, tha se Prishtina zyrtare “do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare, nisur nga INTERPOL-i, UNESCO-ja dhe Këshilli i Evropës. Kjo nismë e Kosovës sipas presidentit të Serbisë “shkel zbatimin e marrëveshjen e Uashingtonit dhe do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon. Puna jonë është të përgatitemi dhe t’i përgjigjemi kësaj”, tha Vuçiq. Më 4 shtator të vitit të shkuar, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Pikë e kësaj marrëveshje ishte një moratorium një vjeçar që “Kosova nuk do të aplikonte për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, ndërsa “Serbia do të hiqte dorë nga fushata për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”. Ky moratorium skadon me 04.09 të këtij viti. Zyrtarë nga Ministria e Jashtme e Kosovës kanë njoftuar se janë duke u bërë përgatitje për aplikim në disa organizata ndërkombëtare, duke mos shpalosur detaje tjera rreth kësaj çështjeje.

Lexo edhe :  Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Problematika e përfaqësimit ligjor të Kosovës

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 janë duke zhvilluar bisedime për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhë, ndër të tjera, edhe çështjen e përfaqësimit ligjor të Kosovës në nisma të ndryshme rajonale. Josep Borrell këto komente i bëri në një përgjigje me shkrim që ju kërkua nga deputetë të Parlamentit Evropian, në pyetjen dërguar atij mbi “mungesën e koherencës në përfaqësimin ligjor të Kosovës”. “Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve është baza më e mirë për tejkalimin e çështjes së përfaqësimit ligjor të Kosovës”, shkroi Borrell, duke theksuar se “autoritetet e Kosovës janë të interesuara që Kosova të mos përfaqësohet më nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në forume rajonale”. “BE-ja është e gatshme ta trajtojë këtë çështje, përfshirë edhe përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duke pasur parasysh se organizatat si CEFTA kanë strukturat, procedurat dhe organet e tyre vendimmarrëse, të cilat gjithashtu përfshijnë edhe palët e tjera”, tha Josep Borrell. Kreu i diplomacisë evropiane rikujtoi se pas marrëveshjes së arritur në vitin 2012 në dialogun Kosovë-Serbi, “Kosova merr pjesë dhe flet vetë në forumet rajonale”, me kusht që tek emri i saj të vendosë një fusnotë. E fusnota është vendosur tek emri i Kosovës për të mos paragjykuar pikëpamjet e BE-së lidhur me statusin e Kosovës dhe fusnota është në harmoni me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Të fundit

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër Për javën që presim vendi ynë parashikohet të ndikohet nga...

Zjarr në një banesë pranë Universitetit të Gjirokastrës, dy të moshuar të asfiksuar

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori”, pranë Universitetit të Gjirokastrës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Dy të moshuar...

GJKKO i caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, Arjola Xoxa kthehet nga Roma

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, po kthehet nga Roma për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila i ka caktuar...

Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, partia e Albin Kurtit kryeson me 46.91%

Ka përfunduar para pak minutave numërimi i votave të rregullta në Prishtinë, një ditë pas zgjedhjeve. Sipas rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Prishtinë...

Incidentet në derbi, Federata Shqiptare e Futbollit: Mungesë përgjegjësie nga Policia

Federata e Futbollit dëshiron të sqarojë opinion publik në lidhje me sjelljen dhe qëndrimin e Policisë së Shtetit në ndeshjen e kategorisë “Abissnet Superiore”,...

Lajme të tjera

Web TV