Gjermania ndjek hapat e Italisë ,bën së shpejti të detyruar vaksinimin ndaj Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa kryeministri i Italisë Mario Draghi në një intervistë bëri të ditur se vaksinimi në Itali do të bëhet i detyrueshëm, duket se edhe Gjermani do të bëje një lëvizje të tillë.

Gazeta gjermane, “Bild” pretendon se CDU/CSU dhe SPD ranë dakord t’u japin punëdhënësve në kompani dhe institucione të caktuara mundësinë të pyesin për statusin e vaksinimit, si dhe të mos punësojnë njerëz të pavaksinuar.

Mësohet se partitë në pushtet kanë dërguar një dokument tek Komiteti për Çështjet Shëndetësore, i cili do ta përcjellë atë në Bundestag javën e ardhshme.

Dokumenti, pohon gazeta, thotë se statusi i vaksinimit mund të përdoret si një shpjegim për vendimin në lidhje me marrëdhënien e punës, si dhe llojin edhe mënyrën e punësimit.

 

Mundësia e re, e dhënë për punëdhënësit, duhet të jetë në fuqi për aq kohë sa të zgjasë situata emergjente me pandeminë, të cilën Bundestagu e zgjati në tre muaj javën e kaluar.

Përndryshe, këto rregulla duhet të zbatohen kryesisht për klinikat, zyrat e mjekëve, kopshtet, burgjet, shtëpitë e pleqve si dhe institucionet.

 

 

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV