Nisma për universitetet, Rama në Puglia: Studentët s’do largohen nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nënshkruar këtë mëngjes nismën e përbashkët me universitetet e Puglia-s, në Itali.

Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e Puglia-s, kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme, ku do të merret përvoja e universiteteve të tyre.

“Një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë brenda një kohe të arsyeshme dhe të hedhim disa hapa të cilat do të mund të na çojnë më tej. Të mund të bëjmë më konkrete këtë marrëdhënie të përkryer me realizimin e nismave të përbashkëta, që do të çonin në një tjetër nivel universitet tona duke shfrytëzuar përvojën tuaj. I jam shumë mirënjohës Michele sepse me të kam folur shpesh për këtë temë e di që nuk është diçka e lehtë. Nuk është një punë e lehtë me italianët dhe puljezët dhe nëse i shtojmë kësaj edhe shqiptarë. Dispobiliteti juaj është diçka e çmuar për mua dhe ne.

Duhet të themi që kemi një shtim të mirë të sipërmarrjeve italiane në Shqipëri dhe asasjelltas. Kjo gjë do të thotë se në njëfarë mënyrë duhet ta marrim për shembull sepse do të thotë se këta sipërmarrës janë më të shpejtë. Dua t’ju falënderoj, me siguri kjo është një nga marrëdhëniet më të rëndësishme për ne. Na duhet të nxjerrim prej saj avantazhin më të madh të mundshëm. Duke e filluar me universitetet do të kemi shtysa të mira.

Sa i takon shëndetësisë jemi në një rrugë që ka filluar dhe që mbart në vetvete mundësi të mira. Besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë. Mund të mendojmë diçka edhe për instancat evropiane. Po të shikosh hartat e zjarreve kjo pjesë e Evropës është më e rrezikuar. Por njëherësh kjo pjesë përfaqëson një pjesë shumë të rëndësishme”, u shpreh kryeministri.

Lexo edhe :  Situata kritike me zjarret/ Banorët të kontribuojnë krah për krah me zjarrfikësit!

Pas konferencës, Rama dha më shumë detaje për gazetarët italiane. Rama tha se me këtë nismë do të ketë më shumë prezencë të universiteteve publike italiane në Shqipëri, duke u dhënë mundësi studentëve që të mos largohen nga vendi i tyre.

“Falë kryetarit të bashkisë por edhe guvernatorit të cilët na hodhën në tryezë mundësinë dhe dispobiniliteti e rektorëve të këtij rajoni. Ne folën sot për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësisë për të pasur më shumë prezencë të universiteteve publike italiane tek ne. U japim mundësi studentëve pa u dashur të largohen nga Shqipëria. Do të arrijmë të konkretizojmë disa projekte. Po punojmë edhe për temën e zjarreve. Një temë tjetër është ajo e shkëmbimeve turistike. Meqenëse shumë shpejt nga ana tjetër e dertit do të kemi një aeroport siç është ai i Vlorës. Mbi të gjitha është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të kultivojmë këtë ndjenjë vëllazërie që është ndjenja më e çmuar që kemi mes nesh dhe Italisë”, deklaroi Rama.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV