FIFA mendon për Europian dhe Botëror çdo 2 vjet, UEFA kundër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FIFA po studion një revolucion që mund të nisë në 2027-ën. Zhvillimin e kampionateve Botërorë dhe Europianë, ( si dhe turnetë e tjerë kontinentalë, si Kupa e Afrikës dhe ajo e Azisë), çdo dy vjet me kalendarë të rikonfiguruar krejtësisht, por UEFA nuk është shumë dakord, duke qenë se ky projekt do të peshonte mbi kampionatet kombëtare dhe natyrisht për Kupat Europiane për klube. Një përballje në një lloj mënyre kjo mes dy organeve më të rëndësishme të futbollit botëror.

Studimi i mundësisë për ta realizuar këtë projekt ka nisur nga FIFA mbi bazën e idesë që Botërori dhe Europiani do të zgjasin 5-6 javë, me nivel shumë të lartë konkurencë. Objektivi është që të aprovohet në kongresin e FIFA-s në maj të 2022, edhe pse deri në 2026-ën nuk mund të ndryshojë asgjë, duke qenë se në Miami po përgatisin që tani organizimin e Botërorit 2026 që do të zhvillohet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës.

Nëse projekti miratohet i gjithë kalendari futbollistik do të ndryshonte, plani i FIFA-s parashikon 10 muaj kompeticion, një muaj pushim dhe një muaj përgatitje fizike. Kampionatet kombëtare do të nisnin mes gushtit dhe shtatorit, por do të ketë vetëm dy pauza për kombëtaret, në tetor dhe në mars. Në janar zhvillohet botërori për klubet dhe në verë Botërori ose Europiani.

Problemi është që ky organizim do të linte vetëm 53 data, pra 53 ditë ndeshjesh për kampionatet kombëtare, dhe Kupat Europiane për klubet, 10 më pak nga sa janë aktualisht, dhe pikërisht për këtë arsye ekziston edhe skepticizmi i UEFA-s, pa llogaritur këtu pakënaqësitë që do të shkaktoheshin te lojtarët që do të përballeshin me një numër më të madh ndeshjesh duke u rritur impenjimet me kombëtaret.

Lexo edhe :  Juventus mendon rikthimin e bujshëm në mesfushë

Arsene Wenger ish menaxher i Arsenalit dhe tani drejtor i sektorit të zhvillimit të FIFA-s, deklaroi për të përditëshmen franceze L’Equipe:

“Ideja bazë është që të rigrupohen ndeshjet e kombëtareve në një ose dy periudha gjatë vitit, në mënyrë që lojtarët të mos ju hiqen kaq shumë herë klubeve , dhe pasta në fund të sezonit të ketë gjithmonë një turne me interes madhor, si Botërori apo Europiani”.

Të fundit

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Lajme të tjera

Web TV