CDC ngre alarmin: Covid-19 mund të shkaktojë “sëmundje të rënda” tek fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëron se koronavirusi mund të shkaktojë “sëmundje të rënda” tek fëmijët dhe adoleshentët.

Në një raport të nxjerrë të premten, qendra njofton se në periudhën nga fundi i qershorit deri në mes të gushtit ka pasur “shtim të qarkullimit” të variantit shumë ngjitës Delta, gjë që u shoqërua me shtim pesë fish të ritmeve të shtrimit në spital për moshat e vogla e të reja. Këto ritme ishin 10 herë më të larta se në muajt e mëparshëm tek të rinjtë e pavaksinuar, thuhet në studim.

Ndërkohë në mbarë botën vërehen vatra infeksionesh në keqësim. Në Indi, ministria e shëndetësisë njoftoi të shtunën në mëngjes se në 24 orët e fundit janë regjistruar 42,618 raste të reja me koronavirus dhe 330 të vdekur nga sëmundja.

India renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara për nga pasojat e koronavirusit me një total prej afro 33 milionë të infektuarish dhe 440,225 të vdekur, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins. Ekspertët vërejnë se statistikat në Indi mund të jenë më të ulëta se shifrat reale të infektimeve dhe vdekjeve.

Në shkallë globale, Universiteti Johns Hopkins thotë se janë identifikuar afro 219.8 milionë infektime dhe ka pasur 4.5 milionë të vdekur. Po sipas këtyre statistikave, deri tani janë bërë 5.4 miliardë doza vaksine në rang botëror./VOA

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV