Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet punonjësi i Gardës së Republikës me bashkëpunëtorin në Pogradec

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy raste të transportimit të emigrantë të paligjshëm janë goditur në Korçë. Në pranga ka përfunduar një punonjës i Gardës së Republikës, Dritan Kurra nga Tirana dhe bashkëpunëtori i tij nga Durrësi, Artur Markogjika.

Ata u kapën në aksin Pogradec-Prrenjas teksa transportonin 5 emigrantë të paligjshëm.

Po ashtu 40 emigrantë të tjerë të paligjshëm u kapën në aksin Korçë-Ersekë, por shoferi 35-vjeçar, A.C, që drejtonte autobusin nuk iu bind urdhërit të Policisë dhe u largua. Ai është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Goditen 2 raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia Korçë në bashkëpunim me SHÇBA, arrestojnë në flagrancë 2 shtetas, njëri prej të cilëve me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, të cilët u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Shpallet në kërkim edhe 1 shtetas tjetër, i cili transportonte 40 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. K., 50 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës i Gardës së Republikës) dhe A. M., 59 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjetin tip “Chevrolet”, me drejtues shtetasin D. K. dhe pasagjer shtetasin A. M., me të cilin këta shtetas po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Lexo edhe :  Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Korçë-Ersekë, u konstatua mjeti tip furgon i markës “Iveco”, drejtuesit së të cilit, punonjësit e policisë i bënë me shenjë të ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit të tyre duke u larguar me shpejtësi e braktisur mjetin në afërsi të fshatit Drenovë, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u konstatuan 40 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. C., 35 vjeç, si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Vizita e Ramës në Bashkinë e Vlorës, kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve

Kryeministri Edi Rama kërkoi shkarkimin e nëndrejtorëve dhe disa drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, gjatë vizitës që bëri në...

Avokati çon katër gomerë para Kuvendit: Simbolizojnë kryeneçësinë

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koçi ka dërguar në ambientet e jashtme të Parlamentit katër...

3 Korrik 1962: Lindja e Tom Cruise, një yll i kinemasë botërore

Më 3 korrik 1962, në Syracuse të Nju Jorkut, lindi Thomas Cruise Mapother IV, i njohur botërisht si Tom Cruise – një nga aktorët...

Opozita kundër Ramës për mbylljen e AKU: Një goditje e rëndë

Opozita ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama, për mbylljen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) “Mbyllja e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) nga qeveria Rama përbën...

Cristiano Ronaldo reagon pas ndarjes nga jeta të Diogo Jota: “Nuk ka më kuptim…”

Lajmi tragjik i vdekjes së Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpoolit, vetëm 28 vjeç në një aksident me makinë në Spanjë ka tronditur botën...

Lajme të tjera

Web TV