Beteja e Britanisë/ Nazistët bombarduan Londrën për 57 ditë e netë me radhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 1 shtator të vitit 1939, Gjermania e udhëhequr nga pushteti nazist me Adolf Hitlerin në krye pushton Poloninë. Kjo ishte bërë e mundur me anë të një kontrate të fshehur me Bashkimin Sovjetik. Të dyja palët morën pjesë në sulmin e 17 shtatorit. Deklarata e vonuar e Francës dhe Anglisë kundër Gjermanisë, do të shpallej vetëm më 3 shtator të po atij viti. Me këtë deklaratë, flota angleze dhe franceze filluan manovrimin e gjerë në ujërat territoriale të Evropës. Në këto kushte, me anë të Sulmit Blitzz Creig (Sulm rrufe), Gjermania pushton dhe shtie në dorë shpejt Poloninë, Norvegjinë, Holandën, Belgjikën dhe Francën në 1940. Në 1941 do të merrte edhe Jugosllavinë, Greqinë si dhe Shqipërinë. Trupat italiane, në aleancë me boshtin nazist, do të sulmonin trupat britanike në Afrikën e Veriut. Deri në verë të 1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në dorë të tërë Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës. Britania e Bashkuar, tashmë qëndronte vetëm pa aleatë me sy nga ShBA-të, megjithatë pushtimi i saj u bë i pamundur për shkak të forcave ajrore (Royal Air Force) dhe detare (Royal Navy).

Gjermania u përgatit të pushtonte Britaninë e Madhe në vitin 1940 në atë që u quajt Unternehmen Seelöwe nga gjermanët dhe Operation Sea Lion nga anglezët (Operacioni Luanët e Detit). Britania kishte humbur një pjesë të mirë të trupave të saj në Dunkirk. Megjithatë, Flota Britanike (Royal Navy) qëndronte solide dhe Nazistët e dinin që nuk kishin shpresa kundra saj. Kështu u mendua se veprimi më shpresëdhënës, ishte sulmi nga ajri. Por edhe Forcat Ajrore Britanike (Royal Air Force) nuk ishin mangët. Gjermanëve do t’ju duhej të ndesheshin me këto forca.

Lexo edhe :  1914 – Drejt katastrofës: Serbia i shpall luftë Gjermanisë, Austria i shpall luftë Rusisë

Në verën e vitit 1940, beteja midis këtyre dy Forcave Ajrore do të fillonte. Kjo betejë u pagëzua me emrin Beteja e Britanisë. Luftwaffe (Forcat Ajrore Gjermane) në fillim do të përqendronin sulmet e tyre mbi RAF Fighter Command (një nga tre qendrat komanduese të Britanisë së madhe). Pika të tjera do të ishin edhe aeroporte të ndryshëm si edhe stacionet e radarëve, që rezultonin shumë dëmtuese për nëndetëset Gjermane. Pasi Britanikët do të bombardonin Berlinin, Hitleri vendosi të kundërpërgjigjej duke bombarduar Londrën. Sulmi mbi Londrën njihet si The Blitz (Operacioni Rrufe).

Gjermanët me metodën “blitzkrieg” bombarduan Londrën për 57 ditë e netë me radhë.
Forcat Ajrore Gjermane u dëmtuan rëndë nga sulmet mbi Britaninë. Hurricanes dhe Spitfires do të bënin të mundur, që Hitleri ta rikonsideronte planin e tij të sulmit mbi Britaninë. Kanali i Lamashit, do të qëndronte në dorën e Flotës Angleze, por Hitleri kishte plane të tjera. Ai do të kthente sytë nga lindja, duke anuluar planet e tjera për pushtim.

Të fundit

Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit...

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta...

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, ai do të jetë...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Luana Vjollca i merr Festivalin Arbana Osmanit/ Rikthehet “përplasja” mes dy vajzave

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh...

Lajme të tjera

Web TV