U përfol se u arratis nga vendi me miliona dollarë, Ish-presidenti afgan: Ju kërkoj falje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti afgan Ashraf Ghani, i cili u arratis në Emiratet e Bashkuara Arabe, u kërkoi falje afganëve që u largua nga Kabuli në ditën kur talebanët erdhën në pushtet. Në të njëjtën kohë, ai mohoi raportet se kur u largua nga vendi, ai mori me vete disa dhjetëra miliona dollarë.

Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime, por besoj se ishte mënyra e vetme për të ulur armët dhe për të shpëtuar qytetin dhe gjashtë milionë banorët e tij” tha ai.

Ende nuk ka ardhur koha për të vlerësuar ngjarjet që çuan në largimin tim, do t’i përmend në detaje në të ardhmen e afërt. Por më duhet të përballem me akuza të pabaza se, kur u largova nga Kabuli, mora dhjetëra miliona dollarë me vete. Këto akuza janë të rreme” tha ai.

Korrupsioni është një plagë që ka pllakosur vendin tonë për dekada të tëra dhe lufta kundër tij ka qenë në zemër të përpjekjeve të mia si president. Unë trashëgova një “përbindësh” që nuk mund të mposhtet lehtë dhe shpejt” tha ai, duke shtuar se po kërkonte një kontroll të sponsorizuar nga OKB për të provuar pafajësinë e tij në vjedhjen e parave.

Disa ditë pasi Ghani u largua nga Kabuli, një zëdhënës i ambasadës ruse në Kabul tha se presidenti afgan kishte transportuar 169 milionë dollarë në katër makina që shkonin drejt aeroportit, por jo të gjitha i mori helikopteri dhe disa u tufa me dollarë u lanë në pistë.

Të fundit

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Lajme të tjera

Web TV