Aksidentoi për vdekje të moshuarin në Sukth, arrestohet drejtuesi i mjetit

Arrestohet Andrea Liko, shoferi që një ditë më parë shkaktoi aksidentin për vdekje në Sukth të Durrësit. Andrea Liko, 60 vjeç, nga Lushnja përplasi për vdekje një 77-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, teksa viktima ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, në momentin që është përplasur nga Liko, i cili drejtonte një automjet tip “Ford”.

Polica vijon hetimin për rrethanat e ngjarjes, për t’i caktuar më pas 60-vjeçarit masën e sigurisë.