Talebanët lejojnë vajzat të shkojnë në universitet, por me dy kushte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria talebane në Afganistan tha të dielën se gratë mund të vazhdojnë të ndjekin studimet universitare dhe pasuniversitare në institucionet publike dhe private për sa kohë që klasat të jenë të ndara sipas gjinisë.

Ministri i ri taleban në detyrë Abdul Baqi Haqqani, duke paraqitur politikën e re në një konferencë shtypi në Kabul, mbrojti ndarjen e studentëve sipas gjinisë, duke pretenduar se arsimi në klasa të përziera është kundër ligjit islamik dhe traditave kulturore afgane.

Ministri tha se vetëm mësueset gra do të lejohen t’u japin mësim vajzave dhe se nuk do të ketë mungesë grash mësuese. Por nëse është e nevojshme, edhe burrat do të lejohen t’u japin mësim femrave pa shkelur ligjin islam.

“Edhe ata (mësuesit meshkuj) mund të japin mësim, por në përputhje me Sheriatin. Ata duhet të japin mësim nga pas një perdeje ose të përdorin ekranet (video) dhe pajisje të tjera të ngjashme,” tha Haqqani.

Ai theksoi se qeveria e tij synon t’i ruajë përparimet që ka arritur Afganistani në sektorin e arsimit gjatë 20 viteve të fundit, por nuk do të ketë arsimim të përbashkët në vend.

“Nuk do të fillojmë nga e para. Jo. Ne do të punojmë mbi arritjet e deri tamishme, por me një vëmendje më të madhe,” tha Haqqani.

Nën qeverinë talebane në 1996-2001 në Afganistan, të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e grave, u kufizuan së tepërmi, duke çuar në izolimin ndërkombëtar të vendit në atë kohë. Grupi fondamentalist kishte vendosur një sistem brutal të drejtësisë.

Grave u ndalohej të dilnin nga shtëpia pa një të afërm mashkull dhe vajzat nuk lejoheshin të arsimoheshin në atë kohë. Që kur u kthyen në pushtet gati një muaj më parë, talebanët kanë premtuar se do të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe lejojnë gratë të studiojnë ose punojnë në mënyrë që të mund të mbeten pjesë e komunitetit global dhe të vazhdojnë të marrin ndihmë financiare për të përballuar krizat e shumta me të cilat përballet vendi.

Lexo edhe :  Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Talibanët krijuan një qeveri të përkohshme vetëm me burra javën e kaluar, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë tërhoqën trupat e tyre nga Afganistani, duke i dhënë fund gati dy dekadave përfshirjeje në luftë.

SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar po ndjekin aga afër situatën për të parë nëse talebanët kanë reformuar dhe zbutur politikat e tyre të ashpra të së kaluarës para se të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së kontakteve diplomatike me qeverinë e tyre të re në Kabul.

Ndërsa universitetet publike mbeten të mbyllura në Afganistan kryesisht për shkak të shpërthimit të koronavirusit, universitetet private u hapën një javë më parë. Klasa ishte e ndarë me perde. Haqqani tha se ndarja gjinore do të zbatohet në të gjithë vendin dhe të gjitha lëndët që mësohen aktualisht do të rishikohen gjithashtu në muajt e ardhshëm. Ai nuk dha hollësi/VOA.

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV