Prej dy javësh në intubim, humb jetën nga Covid-19 fizioterapisti i Kombëtares kuqezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Mihali, fizioterapisti i kombëtares shqiptare të futbollit ka ndërruar jetë si pasojë e COVID. Prej dy javësh i intubuar në spital, fizioterapisti i kombëtares shqiptare nuk ka arritur që të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë. Ylli Mihali, 55-vjeç ishte pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit prej 27 vitesh. Mihali ishte i vaksinuar me dy dozat e vaksinës ‘Pfizer’, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur sëmundje të tjera.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka në një shënim në mediat sociale shpreh ngushëllimet për largimin nga jeta të Mihalit, ku thotë se ky ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe ishte pranë futbollistëve në çdo situatë të vështirë.

‘Të dashur miq, pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19. Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë. Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!’- shkruan Duka.

Futbollistët e kombëtares, teksa ai po luftonte me jetën në spital, në fillim të ndeshjes me San Marinon i dedikuan atij një mesazh: “Forca Ylli, mos u dorzo”.

Lexo edhe :  Miratohet rregullorja e re e Kategorisë Superiore, ja cilat janë risitë e fazës “Final 4”

Të fundit

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe...

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la...

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”. Daja i këtij të fundit, Zeqir...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë! Raportohen dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna...

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura

Partizani do të përballet sot me Kaljun në “Air Albania” prej orës 20:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës...

Lajme të tjera

Web TV