E ngatërruan me bosin e mafias, policia holandeze bën gafën e rëndë dhe arreston britanikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë nga Liverpooli i Anglisë është arrestuar nga policia holandeze, pasi që ishin të bindur se ai është shef i mafias.

I identifikuar si Mark L, 54-vjeçari vizitoi Holandën për ta shikuar nga afër Grand Pri, kur policia e arrestoi derisa po e shijonte ushqimin e preferuar në një restorant, transmeton Telegrafi.

I lidhën sytë para se ta dërgonin në burg nën masa të rrepta të sigurisë.

Policia ishte e bindur se ai në fakt është shefi i mafias siciliane, Mateo Mesini Denaro, për të cilin autoritetet janë vënë pas tij nga viti 1993 nën akuzën se kishte kryer sulm me bombë, ku si pasojë patën humbur jetën 10 persona dhe 93 tjerë ishin lënduar.

Megjithatë, Mark L pas katër ditëve u lirua, kurse policia ka pranuar se bëhet fjalë për një gabim. Avokati i tij Van Cliff, ka thënë për mediat lokale se do të rrëzohej nga karrigia nëse ai vërtetë do të ishte kreu i mafias italiane.

“Sapo foli fjalët e para, menjëherë e kuptova që është britanik. Paramendoni të jeni në një mbrëmje duke shijuar darkën, dhe të nesërmen të zgjoheni në një burg në Holandë”, shtoi avokati.

Denaro ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm në maj të vitit 2002, për shkak të rolit të tij në sulmin me bombë në vitin 1993.

Të fundit

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që...

Kush do jetë lideri i ri i Bayern? Emrin e gjen Thomas Muller

Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim. Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen...

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”,...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Lajme të tjera

Web TV