SHÇBA arreston dy punonjësit e policisë për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar dy punonjës policie, pasi akzuohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Punonjësit e Policisë shtetasit E.C., dhe A.P., akuzohen se kanë abuzuar me detyrën, duke moszbatuar me korrektësi procedurat standarde për ndalimin e drejtuesit të një mjeti të shpallur në kërkim, si edhe kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Në këto kushte, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj punonjësit të policisë E. C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga neni 248 dhe 86/3 i Kodit Penal.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale ndaj punonjësit të policisë A. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga neni 248 dhe 86/3 i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë:

Sot, më datë 15.09.2021, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të dy punonjësve të policisë pranë Komisariatit Lushnje, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Marrja e masave shtrënguese ndaj këtyre subjekteve policore ka ardhur pas hetimeve nga ana e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Fier, bazuar mbi dyshimet se gjatë ushtrimit të detyrës, këta punonjës kanë abuzuar me detyrën, duke moszbatuar me korrektësi procedurat standarde për ndalimin e drejtuesit të një mjeti të shpallur në kërkim, si edhe kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Në këto kushte, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj punonjësit të policisë E. C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga neni 248 dhe 86/3 i Kodit Penal.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale ndaj punonjësit të policisë A. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga neni 248 dhe 86/3 i Kodit Penal.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Të fundit

Kina nis ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë

Kina ka filluar ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha energjetike në historinë e saj: një hidrocentral monumental...

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz që gjithë jetën e tyre...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Lajme të tjera

Web TV