GJKKO kthen në SPAK dosjen e ish-gjyqtarit të Kushtetueses, Fatos Lulo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit nuk ka pranuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim çështjen e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë. GJKKO e ka rikthyer çështjen sërish për hetim për të ribërë edhe njëherë ekspertizën financiare të Fatos Lulos por këtë herë me një ekspert të pavarur.

Sipas SPAK, Fatos Lulo ka pasur mungesë të ardhurash për pronat dhe fshehje pasurie. Më 3 gusht 2021, SPAK dërgoi për gjykim në GJKKO, Fatos Lulon pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

Fatos Lulo akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në prill sekuestrimin pasurive të ish gjyqtarit Fatos Lulo. SPAK zbuloi se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme, që nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan 172 m2, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

 

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV