Bledi Çuçi: Do të fusim përdorimin e teknologjisë dhe pajisjeve super-inteligjente për të kontrolluar gjithë territorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ju përgjigj nga foltorja e Kuvendit pyetjes se “Cilët janë elementët konkretë në Policinë e Shtetit dhe a do të vazhdojë vala e ndryshimeve në strukturën e saj”?

Ministri deklaroi se në këto katër vite do të ketë strukturim, moderim dhe futje të teknologjisë në strukturat e Policisë së Shtetit. Sipas tij, gjatë këtij mandati do të futen në përdorim pajisje super-inteligjente për të kontrolluar të gjithë territorin, si dhe do të vendosen kamera në çdo segment rrugor.

“Ristrukturim, moderim dhe futja e teknologjisë, këto do të jenë elementët që do të përshkojnë Policinë e Shtetit. Çdo kilometri katror do t’i caktojmë një trupë policore, për të pasur një kontakt me çdo dhunim që mund t’i bëhet territorit të Shqipërisë. Gjatë këtij mandati do të fusim përdorimin e teknologjisë dhe pajisjeve super-inteligjente për të kontrolluar gjithë territorin. Do të punojmë sipas parimit që policia do të jetë forca e vetme për evidentimin e çdo paligjshmërie në territor.

Do të forcojmë masat ndëshkuese në Kodin Rrugor, por do të rrisim dhe investimet në sistemin e monitorimit të trafikut, digjitalizimin me proceset që lidhen me përdoruesit e mjeteve. Në këtë mandat synohet vendosja e kamerave në çdo segment të Shqipërisë.

Lidhur me krimin, do vijojmë me parimin “ndiq paratë”. Do të rrisim kapacitetet investiguese. Shumë shpejt në këtë Parlament do të paraqesim këtë strukturë të re. Do të synojmë që të transformojmë shërbimin e çështjeve të brendshme dhe ankesave në një agjenci të mbikëqyrjes policore. Gjithashtu, do të vijojmë të ulim moshën mesatare në trupën e policëve. Sa i takon ndryshimeve, them që çdo lëvizje do të bëhet sipas performancës së secilit dhe në kuadër të ligjit”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV