Nishani i bashkohet nismës së Berishës: Me demokratët e ndershëm e të vërtetë!

Ish-deputeti demokrat, Bujar Nishani i është bashkuar nismës së ish-kryeministrit Sali Berisha “ për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”!

Nishani e ka njoftuar këtë gjë përmes një postimi në facebook, ku shkruan se ai do të bashkohet me demokratët e vërtetë dhe të ndershëm.

Postimi i plotë:

“Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !

Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !

Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist ! ”, shkruan Nishani.