Mësohet arsyeja pse kryeministri Rama nuk është në Kuvend, ndërpritet seanca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka filluar seanca plenare maratonë në Kuvendin në Shqipëri, por deputetët e opozitës refuzojnë të flasin pasi në sallë nuk ndodhet kryeministri Rama.

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka sqaruar se Rama nuk ndodhet në seancë për arsye shumë të rëndësishme pune, por shtoi se kryeministri do të kthehet në orën 17:00.

“Kam një njoftim nga zyra e kryeministrit, se mungesa e tij është për arsye shumë të rëndësishme pune. Zoti Rama do të jenë në orën 17:00 këtu, dhe zoti Basha mund të flasë kur kryeministri të jetë këtu”, tha Nikolla.

Ndërkohë, seanca është ndërprerë deri në orën 17:00 me kërkesën e opozitës, me kryedemokratin Basha që do të jetë i pari që do të marrë fjalën.

Pritet që kjo seancë të ketë debat të lirë dhe më pas do të bëhet votimi për përbërjen e këshillit të ministrave apo të programit të qeverisë “Rama 3”. Ka nisur që prej orësh 10:00 seanca maratonë dhe në pjesën e parë fillimisht është bërë prezantimi i programit nga kryeministri Edi Rama i publikuar që ditën e djeshme.

Gjatë 80 minutave fjalim Rama u ndal te shtyllat kryesore të programit. Seanca maratonë nisi sot me thirrjen ‘Vaksinohuni’ të kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe u mbyll me me një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të pandemisë.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV