Dosja ‘Prenga’ kalon në SPAK, hetime pa gjetur kufomën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka vendosur ta kalojë dosjen e bujshme të pengmarrjes dhe vrasjes makabre të Dodë (Jan) Prengës në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në kohën kur janë arrestuar 6 persona, janë në kërkim edhe 7 të tjerë, prokuroria dhe policia nuk kanë asnjë gjurmë të trupit të pengut. Ndërkohë mësohet se prokuroria e Tiranës po punon për dosjen që të plotësojë aktet dhe ta nisë drejt strukturës së posaçme hetimore, janë të dhënat që vijnë nga Anglia të cilat kanë hedhur dritë mbi një mori personash që janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndonëse në Gjykatë është pretenduar se ekzistojnë pamje filmike të momentit kur është nxjerrë trupi i pajetë nga kompleksi ‘Golden’, policia nuk ka mundur t`i gjejë trupin, edhe pse njëri nga të arrestuarit, pretendon prokuroria, se ka treguar detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen. Ka qenë dëshmia e Festim Bexhdilit që ka saktësuar faktin se trupin e pajetë të Prengës ia ka dorëzuar Altin Hajrit dhe një personi tjetër të cilin nuk e njihte. Madje nga pretendimet e prokurorisë dhe bazuar edhe në një vendim të zbardhur gjykate, bëhet me dije se punëtori i kompleksit të ketë treguar edhe vendin ku ka bërë dorëzimin.

Tashmë pritet që SPAK, me ndihmën e britanikëve të hetimit të sqarojnë edhe më tej ngjarjen e rëndë, ndoshta ndër më të rëndat e dekadës së fundit, kur një person rrëmbehet në mes të ditës dhe policia reagon pas plot 10 ditëve, kohë kur dyshohet se personi është vrarë ditën e marrjes peng. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV