Kumbulla mbret për një natë, me Rrahmanin mposhtën Juven. Nota maksimale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marash Kumbulla mbret për një natë. Mbrojtësi i talentuar shqiptar tregoi edhe njëherë se po kalon një formë fantastike në këtë sezon në sfidën ndaj kampionëve në fuqi të Juventusit. Kumbulla iu anulua një gol për një pozicion milimetrik jashtë loje që do t’ia kishte zbukuruar sëtepërmi ditën e 20-vjetorit të lindjes, megjithatë “kuqeziu” u bë protagonist duke fituar penalltinë që solli përmbysjen e madhe të Veronës ndaj Juves. Djaloshi bëri shumë mirë në fazën ofensive, por ishte perfekt edhe në mbrojtje, duke eklipsuar klasin e treshes Higuain, Ronaldo, Dybala. Ndërhyrjet e tij të sakta në shumë raste i bënë kundërshtarët të ndërronin krahë.

Gjithashtu, edhe pse jo në nivelet e Kumbullës një ndeshje shumë të mirë zhvilloi Rrahmani. Mbrojtësi ishte një pikë e fortë e mbrojtjes në fitoren e mbrëmshme dhe shumë i mirë në topat e diskutueshëm. Vlerësime shumë të mira kanë marrë të dy nga mediat e mëdha europiane.

”Gazzeta Dello Sport” e ka vlerësuar Kumbullën me notën 7.5 dhe “Corriere Dello Sport me notën 7. “Eurosport” ka notën 8 për Kumbullën dhe notën 7 për Rrahmanin.

Notat e dy shqiptarëve “Eurosport” i komenton: “Kumbulla 8. I sigurt dhe i vëmendshëm mbrapa, ku nuk gabon praktikisht asgjë. Dhe kur shtyn përpara shkakton dëme. Vetëm një pozicion jashtë loje milimetrik i mohon gëzimin e golit, pastaj në fund fiton edhe penalltinë duke shtyrë Bonuçin të bëjë faull me prekjen e topit me dorë.

Rrahmani 7. Një tjetër paraqitje super e 25-vjeçarit kosovar. Mbyll saraçineskën, nuk lë të kaloj asgjë, është e vërtetë, në aksionin e golit të Juventusit i jep pak si shumë hapësirë Ronaldos, por përballë një fenomeni të tillë ke pak për të bërë.” (Supersport)

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV