Rama dhe ministrat betohen te Meta, pas ceremonisë i drejtohen Kryeministrisë në këmbë

Kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit u betuan te Presidenti Ilir Meta, në një ceremoni që nisi në orën 10:00.

Pas ceremonisë, e cila zgjati shumë pak, Rama dhe ministrat dolën nga Presidenca, ndërsa iu drejtuan Kryeministrisë në këmbë.

Sot do të mbahet edhe mbledhja e parë e qeverisë së re.