Dyert e universiteteve hapen…për vaksinim / Manastirliu: Si garanci për një vit akademik sa më të mirë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sse ekipe të vaksinimit janë të vendosura në të gjitha universitetet e vendit për të realizuar vaksnimin e studentëve dhe pedagogëve para nisjes së vitit të ri akademik.

“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për të siguruar një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag. Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”, shkruan Manastirliu.

Viti i ri shkollor filon më 11 tetor dhe thirrje për vaksinim bëri edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, që apeloi studentët e pepdagogët që këtë muaj ta shfrytëzojnë për vaksinimin anti-Covid me qëllim rikthimin sa më parë normalitetit dhe jetës akademike në auditorët e universiteteve.

Mbi 700 mijë qytetarë deri më tani kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID në Shqipëri.