Masakër në Tajlandë, ushtari vret 26 njerëz dhe plagos 57 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet tajlandeze thanë se një ushtar që la pas vetes 26 të vrarë dhe 57 të plagosur, u qëllua për vdekje të dielën në mëngjes.

Zyrtarët thanë se ushtari i zemëruar rreth një mosmarrëveshjeje financiare fillimisht vrau dy veta në një bazë ushtarake dhe më pas hyri në një qendër tregtare duke qëlluar mbi blerësit.

U deshën 16 orë që policia t’i jap fund krizës.

Autoritetet thanë se Jakrapanth Thomma është përgjegjës për sulmin në Nakhon Ratchasima, në verilindje të vendit.

“Ky incident ishte i pashembullt në Tajlandë”, u tha gazetarëve kryeministri Prayuth Chan-ocha të dielën në mëngjes, pasi vizitoi të plagosurit në spitale.

Të shtunën mediet lokale transmetuan pamjet e ushtarit tek dilte nga makina para qendrës tregtare dhe duke shkrepur disa herë armën që shkaktoi panik tek njerëzit.

Pamje filmike nga brenda qendrës tregtare të postuara në mediat sociale tregonin një burrë të armatosur të veshur me të zezë dhe me maskë, me një armë mbi supe dhe askënd tjetër përreth tij.

Gjatë sulmit në një postim në Facebook ai shkruante “vdekja është e pashmangshme për të gjithë” dhe pastaj ngrinte pyetjen: “A duhet të dorëzohem?” (VOA)

Të fundit

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me...

Kriza politike, Franca shkon në zgjedhje të parakohshme?

Kryeministri francez, François Bayrou rrezikon të humbasë votën e besimit më 8 shtator, pasi kërkon mbështetje për një plan shkurtime shpenzimesh prej 44 miliardë...

Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u përplas nga një automjet...

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave...

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues...

Lajme të tjera

Web TV