Trump padit mbesën e tij dhe “New York Times”, ja cila është arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump ka paditur mbesën e tij dhe gazetën amerikane “New York Times”, për përfshirje në komplot tinëzar” me qëllim për të siguruar dokumente konfidenciale. BBC shkruan se në 2018 është shkruar një artikull ku pretendohej se ish-presidenti i SHBA-ve ishte i përfshirë në skema të dyshimta me taksa.

Në padi pretendohet se zonja Trump ka shkelur një marrëveshje e cila ia ndalonte zbulimin e dokumenteve. Ajo vetë kishte pranuar se ka qenë burim i lajmit të gazetës. Trump vazhdimisht i ka mohuar pretendimet që janë paraqitur në librin e mbesës dhe nuk kishte arritur që ta parandalonte botimin e tij, ndonëse kishte paraqitur padi për këtë qëllim.

Në një padi të re të paraqitur në një gjykatë shtetërore, gazetarët e gazetës “New York Times”, Susanne Craig, David Barsto dhe Russell Buettner, akuzohen për kontakte dhe punë me mbesën e ish-presidentit me qëllim të hakmarrjes personale kundër tij.

Një zëdhënëse e gazetës së njohur në SHBA e në mbarë botën tha se padia e ish-presidentit Trump është përpjekje për t’ua mbyllur gojën organizatave të pavarura mediale.

Të fundit

Kosova do të sulmohet nga Serbia?/ Alfred Cako bën parashikimin për vitin 2027

Alfred Cako ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur rreth...

Lista e ndershme muzikore e Ana Matronic

"E kam të trishtueshme dhe të vështirë të dëgjoj The Smiths": Anëtarja e Scissor Sisters ka një marrëdhënie të ndërlikuar me The Smiths dhe...

Ku tundet një bush del një Berishë

Nga Frrok Çupi Kur doli se Sali Berisha ishte dorëzuar në një intervistë në televizionin shtetëror të Iranit, kishte disa njerëz që u habitën. Njerëz...

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025, afatin për nisjen e procedurave...

E rëndë në Elbasan, gjendet i pajetë një trup në ujërat e lumit Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës. Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e...

Lajme të tjera

Web TV