Kurti takon Nikollën: Vendimi për reciprocitet me Serbinë është i drejtë, nuk ka pasur asnjë incident

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka pritur në një takim kryeparlamentaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Në këtë takim ato kanë biseduar për situatën aktuale dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve.

Kryeparlamentarja Nikolla e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe i dëshiroi suksese në realizimin e vizionit të tij për një të ardhme më të mirë të qytetarëve.

“Ajo e falënderoi kryeministrin për ndihmën që shteti i Kosovës ia ka ofruar Shqipërisë gjatë tërmetit të gati para dy viteve dhe për ndihmën e fundit në shuarjen e zjarreve që shpërthyen shkaku i temperaturave të larta. Kryekuvendarja Nikolla tha se bashkërendimi i punëve dhe veprimi i përbashkët me Kuvendin e Republikës së Kosovës do të jetë një nga prioritetet e detyrës së saj si kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo tha se duhet të shfrytëzohet sinergjia e re dhe të niset me plane konkrete takimesh e agjendash që të ketë rezultate për qytetarët”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Ndër të tjera në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet me dije se kryeministri Kurti e ka përgëzuar Nikollën për zgjedhjen kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe u pajtua që duhet intensifikim i bashkëpunimit, sepse siç tha ai, janë të gjitha mundësitë që të zëmë hapin si komb. Po ashtu tha se duhet të përshpejtohen përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

“U diskutuan edhe tensionet e fundit në veri të Kosovës që filluan pas nisjes së zbatimit të vendimit për pajisje me targa të përkohshme për automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti ritheksoi se vendimi është i drejtë dhe nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt. Në asnjë vendkalim kufitar nuk ka pasur incidente, ndërsa Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase, tha kryeministri, duke shtuar se njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare”, vijon njoftimi.

Të fundit

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Lajme të tjera

Web TV