SHBA dhe Franca ulin tensionet, ja për çfarë ra dakord Macron pas telefonatës me Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez Emmanuel Macron do ta dërgojë sërish javën e ardhshme ambasadorin e këtij vendi në Shtetet e Bashkuara pasi Presidenti Joe Biden ra dakord që këshillimi me Francën përpara se të njoftonte një pakt sigurie me Australinë, mund të kishte parandaluar një mosmarrëveshje diplomatike, sikurse thuhet në një deklaratë të të dyja palëve të publikuar të mërkurën.

Javën e kaluar, Franca tërhoqi ambasadorët e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia si dhe akuzoi Presidentin Biden se e kishte goditur me “thikë pas shpine” pasi Australia hoqi dorë nga një kontratë me Parisin në fushën e mbrojtjes prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e nëndetëseve, duke zgjedhur në vend të saj nëndetëset amerikane.

Në një telefonatë të mërkurën, dy presidentët Macron dhe Biden ranë dakord të fillojnë konsultime të thella për të rindërtuar besimin mes palëve, thuhej në një deklaratë të përbashkët. Dy udhëheqësit pritet të takohen në Evropë në fund të muajit tetor.

Ata ranë dakord se konsultimet e hapura mes aleatëve për çështje me interes strategjik për Francën dhe partnerët evropianë mund ta ndihmojnë situatën”, thuhej në deklaratë. “Presidenti Biden përcolli angazhimin e tij të vazhdueshëm në këtë drejtim”.

Sipas zyrës së presidentit francez Uashingtoni ishte angazhuar gjithashtu për të rritur mbështetjen për misionet kundër terrorizmit të udhëhequra nga vendet evropiane në rajonin Sahel të Afrikës.

Shtetet e Bashkuara “njohin rëndësinë e një mbrojtjeje më të fortë dhe më të aftë evropiane, që kontribuon pozitivisht në sigurinë transatlantike dhe globale e që plotëson NATO-n”, thuhej në deklaratë./VOA

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV