SPAK mbyll hetimet për “Tenderin e Uniformave”, nën akuzë 9 zyrtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për abuzimin me tendarat e uniformave të Policisë së Shtetit. Pas mbylljes së hetimeve SPAK i ka komunikuar 9 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, ndaj të cilëve është ngritur akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”. Tashmë pritet që dosja ti kalojë gjykatës e cila do të vendosë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e SPAK, për ta kaluar çështjen në gjykim.

Për abuzimin me tenderin e uniformave akuza e shkeljes së barazisë së tendera i është komunikuar shtetasve Edlira Naqellari, ish drejtoresh e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, si dhe anëtarëvë të njësisë së prokurimit: Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingajt.

Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë, tender i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve. Referuar dosjes hetimore, gjatë hetimeve për këtë tender SPAK ka konstatuar shkelje të rregullave ta prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit të cilët në bashkëpunim me njqri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat e tenderit. Po kështu të arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra. Sipas prokurorisë, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë edhe në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Të fundit

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Izraeli hedh poshtë deklaratën e vendeve europiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza duke e cilësuar atë të...

Përse forcat e ‘reja’ u kthyen në parti tezesh të irrituara?

Ylli Pata Ka pasur që në fillim një gjë që nuk shkon në partitë e reja të Adriatik Lapajt, apo edhe të Endri Shabanit, Arlind...

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në...

Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

Video që u bë virale në rrjetet sociale ku CEO, Andy Byron së bashku me  vartësen e tij, Kristin Cabot, ishin të përqafuar në...

Guardiola bëhet pishman! Do të rikthejë ish-lojtarin e tij për 170 mln euro

Pep Guardiola është bërë pishman që lejoi largimin e Cole Palmer për 58 milionë euro te Chelsea. Pas largimit nga Man. City, mesfushori ofensiv...

Lajme të tjera

Web TV