Osmani falenderon ish-presidentin amerikan Clinton: Kosova është e bekuar me gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Osmani me anë të një postimi në Twitter ka theksuar se Kosova është e bekuar me miqtë e saj.

“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, shkroi Osmani.

Ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton për ndihmën dhe kontributin e tij në Kosovë i ishte dhënë Urdhri i Lirisë së Kosovës nga ish-presidenti Hashim Thaçi, në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Me urdhër të Clintonit, NATO nisi fushatën 78-ditore të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitin 1999 në një përpjekje për ta detyruar presidentin e atëhershëm serb, Slobodan Millosheviç të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të fundit

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia...

Frrok Çupi: Kush do të shpëtojë nga Edi Rama?!

Në klasën e madhe të mexhlisit ngrihen duart: ‘Unë, zyshe!… Unë!… Unë!’. Bëhen disa njerëz të kësaj klase që duan të shpëtojnë nga Edi...

U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri...

EURO U-17 në Shqipëri, Portugalia dhe Franca në finale, eliminohen Italia dhe Belgjika

Portugali-Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17, që do të luhet më 1 qershor, në “Arenën Kombëtare”. Portugalia mundi Italinë në gjysmëfinale pas...

Tiranë, alarm për bombë te parkimi i hotelit, policia rrethon zonën! Dyshohet për…

Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një...

Lajme të tjera

Web TV