Krimi në Rodos/ Nëna e mësueses që u vra nga partneri: Ai ishte xheloz, i kishte ndalur vajzës të postonte foto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një imazh i vetëm i 40-vjeçarit grek i publikuar në rrjetet sociale përkrah partneres të cilës i mori jetë një ditë më parë tregon çiftin e lumtur dhe të përqafuar. Por ajo që shfaqej në rrjetet sociale duket se nuk ka pasur asnjë lidhje me realitetin.

Sipas nënës së Dorës, mësueses 32-vjeçare që u vra dje nga partneri ishullin Rodos autori kishte qenë i divorcuar nga martesa e mëparshme nga e cila kishte edhe një fëmijë.

“Atij nuk i pëlqente që fëmija im të postonte fotografi në rrjetet sociale. Ai ia kishte ndaluar këtë gjë. Vajza ime e respektonte. Sapo e takova më thanë se donin kohën e tyre për t’u njohur më mirë. Një herë ai më ishte ankuar se vajza donte të larohej dhe unë duhet ta inkurajoja që të qëndronte në shtëpinë e tij sikur të ishte e martuar me të. I thashë krevati i saj është këtu. Nëse dëshiron të qëndrojë me ty lë të qëndrojë. Nëse nuk dëshiron unë do jem duke e pritur këtu”, përfundon nëna e fatkeqes.

Një mikeshë e Doras ka treguar për mediat greke se shoqja e saj po përjetonte momente shumë të këqija.

“Dora nuk ishte mirë, ai po e ndalonte të bënte shumë gjëra. Ai ishte shumë xheloz për të, i fshiu të gjitha fotot në Facebook, nuk e la të ketë kontakte me prindërit e saj sepse kishte frikë se ajo do të ndikohej nga njerëzit e saj që i thanë: “Nëse nuk je duke kaluar mirë me të, ndaje dhe “Kthehu në shtëpinë tënde”, siç bëri Dora kur kuptoi se ai nuk po ndryshonte.

Ai nuk e kishte rrahur por vazhdonte të thoshte se gruaja duhet të rrinte në shtëpi dhe ai po i bënte presion shumë. Ajo nuk mund ta duronte më dhe i kërkoi që të ndaheshin. Nga vera e tutje, pasi u ndanë, Dora e kishte parë shumë herë duke e shikuar jashtë shtëpisë së prindërve të saj dhe kjo e kishte tmerruar pak. Ajo kishte frikë kohët e fundit dhe për fat të keq frika e saj u konfirmua ”, thotë mikesha e saj.

Lexo edhe :  Tarifat Trump nuk kursejnë as Greqinë, më të prekur ullinjtë dhe produktet bujqësore

40-vjeçari rezulton të ketë qenë i dhunshëm edhe ndaj partnereve të tij në këtë kaluarën. Të enjten në mëngjes prindërit e Doras bënë deklaratën tronditëse duke thënë se ai ishte aq i fiksuar me të sa nuk e linte vetëm as të shikonte televizor. Në 4 muajt e fundit dyshohet se ai kishte instaluar fshehurazi një aparat për të monitoruar çdo lëvizje të saj.

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV