Ishte infektuar me Covid/ Punonjësit e spitalit lanë shtatzënën të priste në parking, humb foshnjën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua shqiptare shtatzënë e infektuar me Covid ka pohuar se ka humbur foshnjën e saj pasi u detyrua të priste dy orë e gjysmë në një parking makinash në spital.

Fationa Nikolli, e cila ishte 32 javëshe shtatzënë në atë kohë, nxitoi në Spitalin Selly Oak në Birmingham në orën 10 të mëngjesit më 6 korrik.

Por nëna e dy fëmijëve, e cila jetonte pesë minuta larg spitalit, thotë se asaj iu kërkua të priste në parkingun e makinave nga infermierët pasi ishte e infektuar me Covid.

Kur ajo më në fund u fut brenda në orën 12.30 pasi mjekët gjetën një dhomë private ku ajo mund të izolohej, Nikolli u dërgua me urgjencë për një operacion. Por djali i saj lindi i vdekur.

Shqiptarja, e cila kërkoi që fytyra e saj të mos tregohej, pohoi se një mjek i tha : ‘Nëse do të kishe ardhur më parë, unë mund ta kisha shpëtuar fëmijën.’

Fondacioni NHS i Grave dhe Fëmijëve në Birmingham, i cili drejton spitalin, i ka kërkuar falje zonjës Nikolli.

Një hetim i plotë është duke u zhvilluar dhe po shihen mënyra për t’u bërë ndryshime se si të sillen me nënat e ardhshme pozitive me Covid.

NHS thotë se gratë shtatzëna që vërejnë se fëmija i tyre po lëviz më pak se zakonisht duhet të telefonojnë maminë e tyre menjëherë.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV