Moti për sot/ Kthjellime, vranësira dhe shi

Kjo ditë e parë e javës pritet të nisë me mot të mirë, ndërsa nuk do të mungojnë vranësirat e lehta, veçanërisht në pjesën e parë të ditës.

Sipas Meteoalb, në mesditës dhe gjatë pasdites pritet të shtohen vranësirat, kryesisht në zonat veriore, duke bërë që në këto zona të kemi dhe reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4°C në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45-55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzimi mbi 4 ballë.