Rozafa, kalaja e Shkodrës mes legjendës dhe historisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kalaja e Shkodrës që mban emrin Rozafa është një monument mijëvjeçar i ngritur mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në jug-lindje të tij. Qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh. Kalaja përbën një simbol të qytetit, e pranishme ndër piktura, gdhendje etj. Gruaja qe ishte murosur e kishe emrin Fati pastaj emri ndeshet Rozaf në biografinë e Nemanjit nga Stefani i Parëkurorëzuar, më 1215. Te Barleti haset në trajtën Rozafa, rreth 1480. Prej pozicionit të vet, kodra ka qenë e banuar që nga antikiteti. Ka qenë qendër e fortifikuar ilire dhe u pushtua nga romakët më 168 para Krishtit.

Historiani Tit Livi e quante “vendi më i fortë i labeatëve”. Në veprën De Aedificis të Prokopit të Çezaresë përmendet Skydreonopolis në grupin e fortesave të rindërtuara në kohën e Justinianit. I gjithë kompleksi i hyrjes përfundoi së ndërtuari më 1468. Hyrjen kryesore kalaja e ka nga veri-lindja, sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborret vijnë duke u ngritur njëri pas tjetrit, i treti është në pjesën e lartë të kodrës. Muret dalëse kanë të dalura drejtkëndore që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm kullat janë më të dendura. Brenda kalasë ka disa ambiente që lidhen me një kullë cilindrike, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohëve venedikase, quajtur Kapiteneria. Oborri i dytë në pjesën qendrore ka katër depozita për grumbullim uji, katërkëndëshe të mbuluara me qemerë, prej ku merrej uji përmes grykave të puseve rrethore. Aty është depoja, burgu si dhe Xhamia e Fatihut. Oborri komunikon me hyrjen kryesore të kalasë, para së cilës në vitet 1407-1416, u ndërtua një oborr i fortifikuar, një sistem paramuresh me kthesa të mprehta që zënë pjesën lindore të kalasë. Oborri përbëhet nga një kullë katërkëndëshe me gjerësi 10 metra dhe gjatësi 20 metra, kati i poshtëm i së cilës është i mbuluar me një qemer cilindrik përshkues që nga hyrja. Në dy anët e kësaj galerie ndodhen nga katër nike të mbuluara me qemer cilindrik. Një fushatë arkeologjike polake zbuloi më 2014 një hamam të shekullit të 14.

Të fundit

Ngjela: Berisha ka hall se Salianji do t’i marrë drejtimin e PD

Prej disa ditësh tashmë vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Lidhur më këtë, avokati Spartak Ngjela...

Hipokrizia e opinionistëve dhe lufta për territor! Ligji dhe rrumpalla e preferuar

Nga Vermoshi vijnë imazhe që për disa janë “tronditëse”: fadroma që shembin ndërtime, zëra që ankohen për “dhunën e shtetit” dhe një opozitë që...

A nuk mund të niste ky aksion pasi të përfundonte sezoni veror?

Eduard Zaloshnja Pasi fitoi mandatin e tij të parë kryeministror (më 2013), Rama shpalli programin e rilindjes urbane, që kishte dy komponentë: 1. Rregullimin dhe...

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Një incident i tensionuar ka ndodhur në Theth, ku një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ishte angazhuar në prishjen e...

Rokadë në Policinë e Tiranës! Emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Policia e Tiranës ka pësuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve dhe rotacione...

Lajme të tjera

Web TV