Rama nderon me “Yllin e Medaljes” Akademikun Rexhep Qosja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka akorduar akademikut Rexhep Qosja titullin “Kordoni i Madh i Yllit të Medaljes”.

Rama vlerëson figurën atdhetare dhe letrare të Rexhep Qosjes duke thënë se është dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare.

Më tej, kryeministri kujton kur Qosja njëherë e kritikoi me një artikull “Opozitë me duar në xhepa”, pasi Rama si kryebashkiak i Tiranës kisthe vizituar një kantier të një shkolle në Tiranë.

Rama thotë se artikulli i dhembi atëherë dhe prej asaj kohe nuk i mban më duart në xhepa.

 

‘’Është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh. Ti shprehësh mirënjohjen e të vlerësosh një njeri të admirueshëm, do të thotë të marrësh uratën e tij. S’ka se sit ë mos më lumturojë, aq më tepër që jam kryeministri më i mirë mes artistëve, kurse profesori është më i vetëdijshmi i një gjuhe e një kombi.

 

Vetëdija atdhetare e Qoses është tipari dallues i një intelektuali e patrioti të palëkundur, zotni burrë i shqipes.

Qëndron në kohë si shembulli  grumimit të së mirës së përbashkët në një vend ku zhurmat dhe pluhurat mendor e kanë dominuar prej kohësh mjedisin e përbashkët publik. Ka qenë shumë vite më parë kur asokohe nxënës në Liceun Artistik, mes rafteve të lejuara nga censura komuniste më ra në dorë Anatomia e Kulturës. Nuk e di sa herë i jam kthyer faqeve të atij libri, ishte i lejuar por kishte një ndjesi krejt tjetër.

Përçonte një aromë krejt tjetër nga botimet shabllone të kritikës së marksizëm leninizmit. Qysh atëherë u vura në gjurmët e autorit të atij libri. Më ngjante si një dëshmitar i dinastisë së historisë shqiptare. Kur flitej për Barletin e Çeçovin, mua më shfaqej Qosja.

Kur vetë jeta e tij e ndërkallur në atdheun e tij, në rrahjen e pulsit të kombit të vet, është një libër i shkruar me ndërgjegjen.

Megjithëse profesori i meriton të gjitha, krejt prej meje dhe të tjerëve, për mua Rexhep Qosja hyn ndër ata njerëz që jam me fat ta quaj veten bashkëkohës dhe është privilegj.

Lexo edhe :  Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

Mbetet për mua një përjetim të 2018, një moment i veçantë përbashkues kombëtar rreth kujtimit e përkujtimit të Skënderbeut në 550 vjetorin e kalimit të tij në amshim. Qosja e Kadareja u bë kumbar. Ai pranoi në intimitet në kullën e librave të tij, simbolin e vogël të vitit mbarëkombëtar që e vuri në jelek në krahun e zemër. Kur e pashë sot atë foto, yllin në krahun e zemrës, pata ndjesinë që simboli do e kishte jetën e gjatë. Ky symbol është ai i medaljes së kryeministrit të Shqipërisë, që kam nderin t’ia dorëzoj sot profesorit dhe bashkë me kryeministrin e Kosovës bash me 85-vjetorin e lindjes së tij. Mbase sot është dita dhe të nxjerrë diçka shumë personale për të thënë se nga koha kur isha në opozitë, sot nuk më kritikon që kam ardhur me duar në xhepa. E kam fjalën për njëherë kur gjatë inagurimit të një shkolle në Tiranë, por isha dhe kryetar opozite, kamerat më zunë gafil me duar në xhepa dhe j vëzhgues i imtë më kritikuar me një artikull opozitë m duart në xhepa.  Nuk e fsheh dot. Dihet botërisht që kritikët e mi e dinë që nuk më bëjnë kritikë. Por mua le të më gjejnë një foto me duar në xhepa gjatë vizitave të mia në kantier. Besojeni ose jo, menjëherë më kujtohet Qosja me atë artikullin qortues dhe i heq direkt. Siç thotë profesor njeriut i duhet ti dhëmbë diku, vetëm budallenjve nuk i dhemb asgjë. E pra, që atëherë me dhembi, dhe kurrë më duart në xhepa.

Qosja nuk e ka fuqinë vetëm tek germat, por i rendit njeriu që e ka mishëruar me forcën e shembullit fjalën e dhënë të rrugëtimit aspak të lehtë të një jete që fatmirësisht shpresoj të jetë më e gjatë. Më kujtohen dhe disa kritika, që do ishte mirë të merrja personalisht.’’- tha Rama.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV