Ahmetaj dhe Veliaj inaugurojnë dy shkollat e reja, “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe kryetari  Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inauguruan dy institucionet e reja arsimore në kryeqytet, shkollën e mesme “Kristo Frashëri” dhe shkollën 9-vjeçare “Vaçe Zela” në Don Bosko.

Ahmetaj u shpreh se shkollat e reja përfaqësojnë edhe filozofinë e re të qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë brezit të ri ambiente moderne akademike.

“Shumëkush që e sheh i duket si një ndërtesë moderne, kampus universitar. Por nuk është kampus universitar. Në fakt janë dy shkolla, një shkollë 9-vjeçare dhe një shkollë e mesme. Është filozofia moderne e qeverisë shqiptare, e Erionit, për t’i dhënë brezit të ri dhe brezit të ardhshëm ambiente dhe filozofi moderne akademike.

Ndërkohë dua t’i kthehem gjithashtu momentit të parë, kur e filluam këtë punë sëbashku Erion në 2017-n. U turrën të gjithë për t’i hedhur baltë. Sot kemi frytet e punës që do t’i gëzojë shoqëria , do t’i gëzojnë fëmijët, do t’i gëzojnë prindërit duke ardhur, duke mësuar më shumë, më mirë sigurisht do t’i shijojnë dhe mësuesit”, nënvizoi Ahmetaj.

Kryebashkiaku ftoi edhe prindërit që të kontribuojnë dhe të kujdesen që shkollat e reja të ruhen dhe të mbahen pastër, duke mos u dëmtuar.

“Kjo është një hapësirë ku duam të ndryshojmë mentalitet dhe duhet të jemi ortakë me qytetarët, ttë jemi aksionerë të përbashkët me fëmijët me këtë investim. Nuk jemi këtu vetëm për t’i mbajtur 6-7 orë nxënësit, por duam që dhe në orët e tjera të mbetura ne të rrethohemi me kulturë. Një makinë mund të lahet dhe brenda në parkim, nuk ka nevojë të zaptohet i gjithë trotuari para shkollës.

Kjo ndërtesë është vetëm fillimi i një pune që do të vazhdojë me vite e vite tek brezi i shqiptarëve që do të rriten si “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, të kenë një mundësi që të themi ua plotësuam kushtet që të bëheshin të mëdhenj që kur ishin të vegjël”, sqaroi Veliaj.

Të fundit

Parashikimi i motit. 21 Qershor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët...

Netanyahu po përdor “të drejtat” e grave myslimane për të justifikuar luftën

Mona Eltahawy* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përmendur bilancin mizor të regjimit iranian mbi të drejtat e grave për të justifikuar luftën po aq mizore...

Publikohet sondazhi i ri, serbët pranojnë realitetin: Pa njohur Kosovën, nuk ka BE

Serbët pranojnë realitetin: pa njohur Kosovën nuk do të ketë anëtarësim në Bashkimin Europian. Kjo konfirmohet nga një sondazh i ri i publikuar nga...

Trump i përgjigjet Iranit: Është e vështirë t’i kërkosh Izraelit të ndalë sulmet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, komentoi deklaratat e ministrit të Jashtëm të Iranit, pas takimit të këtij të fundit me...

Katër vendet apel BE-së: Rusia po paraqet rrezik, rrisni mbështetjen në linjën e Baltikut

Kryeministrat e Estonisë, Letonisë dhe Polonisë dhe presidenti i Lituanisë u kanë dërguar një letër të hapur drejtuesve të BE-së duke bërë thirrje për...

Lajme të tjera

Web TV