Tahiri kërkesë Kurtit: Jep shpjegime për reciprocitetin me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edita Tahiri, ish-ministre e dialogut Kosovë-Serbi, kërkon nga Qeveria e Albin Kurtit që të japë shpjegimet e nevojshme për reciprocitetin që kërkon të zbatojë ndaj Serbisë dhe heqjen e taksës 100%.

Tahiri ka theksuar se para se të fillojë të zbatohet ky parim qeveria e re duhet ta shpjegojë në hollësi në Kuvend.

Sipas saj, deklarimet politike të kryeministrit Kurti për këtë çështje janë të pamjaftueshme. Tahiri ka vlerësuar se në fazën finale të dialogut me Serbinë, Kosovës i duhet një konsensus nacional.

“Kosova pati mjaft polarizime, tani është koha që gjërat të bëhen me një gjuhë të përbashkët”, ka thënë ajo për “Epoka e Re”.

Tahiri ka folur edhe për rolin e opozitës së re. Ajo ka thënë se shpreson që kjo opozitë të jetë konstruktive dhe jo sikurse opozita e kaluar.

Të fundit

Kapexhiu zbulon pengun: Nuk duhet ta kisha bërë atë karikaturë për Ramën…

Bujar Kapexhiu, duke folur për pasionin e tij të madh për karikaturën, zhanrin që e ka lëvruar dekadat e...

Aksident tragjik në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi. Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar, i cili ishte në gjendje...

Rënia e mitit “Concorde”, fundi në flakë i legjendës së qiellit

25 korrik 2000 - Fluturimi 4590 Nga Leonard Veizi Ishte kulmi i teknologjisë ajrore. Elegant dhe rrëqethësisht i shpejtë. Quhej “Concorde”. Dhe për mbi 30 vjet...

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

Ditën e sotme (25 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet të...

Ishim mirë kur ishim keq!

Nga Edvin Kulluri Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se...

Lajme të tjera

Web TV