Aksident në aksin Fier-Libofshë, 4 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksident automobilistik në aksin Fier Libofshë në vendin e njohur si Petovë. Mësohet se dy automjete, njëri prej të cilëve furgon, janë përplasur me njeri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre shtetas. Bëhet me dije se automjeti tip furgon shërbente për transportin e mësuesve.

Këta të fundit sapo kishin përfunduar procesin mësimor dhe ktheheshin në shtëpitë e tyre. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe autoambulaca. Për në spitalin e Fierit janë shoqëruar për ekzaminime katër shtetas dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e bluve po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe 3 pasagjere, të cilat po marin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të fundit

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi....

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Sulmet kundër prodhuesve vendas kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Lajme të tjera

Web TV