Gjendja shëndetësore e gazetarit Kosta Grillo vijon të jetë kritike, miku i tij apel: Jepni kontributin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja e gazetarit dhe komentatorit të njohur sportiv, Kosta Grillo vijon të jetë kritike!

Prej kohësh Grillo ndodhet jashtë shtetit, më saktë në Turqi ku ka shkuar për kurim, por gjendja e tij shëndetësore duket se nuk ka patur përmirësim.

Rreth 1 muaj më parë, Fjala.al mësoi ekskluzivisht se mjekët morën vendimin për ta futur në intubim Grillon, por mesa duket dhe kjo lëvizje nga ana e tyre nuk e ka ndryshuar shumë situatën.

Së fundmi, miku i tij Ervin Baku ka bërë thirrje në rrjetet sociale duke ftuar miqtë, të afërmit dhe të njohurit që të japin kontributin e tyre për të ndihmuar financiarisht familjarët pasi kostot e kurimit janë marramendëse.

“Duke ditur që fatura tani ka shkuar kacafiu, në shifra marramendëse, natyrisht e papërballueshme për familjen, ftojmë edhe njëherë të gjithë, dashamirësit, ju jeni me qindra e mijëra, sipas mundësisë suaj, të jepni një kontribut financiar në këtë llogari”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Bakut:

Gjendja e kolegut, shokut, mikut, vëllait tonë KOSTA GRILLO vazhdon të jetë shumë kritike. Siç të gjithë e dimë, Kosta është shtruar në spitalin Memorial, në Turqi, që prej datës 12 gusht. Dhe ndodhet në reanimacion që prej datës 27 gusht…

Duke ditur që fatura tani ka shkuar kacafiu, në shifra marramendëse, natyrisht e papërballueshme për familjen, ftojmë edhe njëherë të gjithë, dashamirësit, ju jeni me qindra e mijëra, sipas mundësisë suaj, të jepni një kontribut financiar në këtë llogari:

Llogaria është në emër të :

LEDIA GRILLO KASEM

Raiffeissen Bank

Nr. llogarisë dhe IBAN: AL74202120070000000200014318

Nga ana tjetër, ata/o që besojnë në Zot, të vazhdojnë të luten fort për shpëtimin e Kostës… Zoti bën mrekulli… Të lutemi për shpëtimin e kolegut, mikut, vëllait tonë Kosta Grillo!

Lexo edhe :  “Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

 

 

Të fundit

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

New York Times: Shqipëria, nga një shtet i izoluar, në destinacionin më të ri të Europës

Prestigjiozja amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, ku veçon plazhet e pastra, historinë dhe zonat muzeale të mbrojtura nga...

Erion Braçe ndan pamjet: Dikush po përndjek një mjeke, ku është policia?

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast përndjekjeje ndaj një mjekeje dhe pacientëve të saj në Tiranë. Përmes një videoje të ndarë në...

Lajme të tjera

Web TV