Korrupsioni me punësimet/ SPAK kap “mat” zyrtarin e Këshillit të Qarkut duke marr ryshfet kundrejt punësimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona u arrestuan në ditë më parë  në Dibër, pas një aksioni të SPAK në zyrat e Arsimit, për korrupsion me punësimet. Në pranga ranë Fitim Farruku, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh, ndërsa është zbardhur edhe skema e korrupsionit që këta persona përdorën për një vend pune si mësues në Dibër.

Fitim Farruku i ka premtuar punë si mësues Halit Shehut, kundrejt një pagese, që t’i sigurojë më pas ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër. Ata u vunë në pranga menjëherë pasi Shehu i dha Farrukut shumën prej 100 mijë lekësh.

Shehu dyshohet akuzohet për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë Farruku dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

SPAK mësyu një ditë më parë në zyrën arsimore në Dibër, ku u ushtruan kontrolle në zyrat e arsimit dhe në banesat e personave të arrestuar.

 

Të fundit

Celine Dion i mahnit fansat me foto në pishinë

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, 57 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj duke postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet...

Serbia dhe Kina bashkojnë armët. Stërvitja e parë ushtarake mes dy vendeve

Serbia dhe Kina bashkojnë forcat e armatosura, për stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, gjatë gjysmës së dytë të korrikut. Siç njoftoi zëdhënësi i Ministrisë...

“Pse disa u legalizuan e disa jo?”/ Tabaku reagon për shembjet në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar në Theth, ku qeveria...

Zaptuan hapësirat publike dhe i kthyen në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë kontrolleve të kryera në lagjen ‘Ujin e Ftohtë’ konstatuan se dy persona kishin...

Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në...

Lajme të tjera

Web TV