Fëmijëria “drithëruese” e Aldi Ramës/ Kur ishte 9 vjeç pa të atin t’i priste gjymtyrët me motosharrë nënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar në lidhje me të kaluarën e errët të 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili mëngjesin e ditës së djeshme ekzekutoi efektivin e policisë Saimir Hoxha gjatë një operacioni anti-drogë në Lezhë. Më pas Aldi Rama u largua nga vendngjarja, por arratia nuk i zgjati shumë pasi u gjet i vetëplagosur në Kune-Vain dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital dhe ndërroi jetë paraditen e sotme.

Top Channel ka publikuar detaje mjaft të rënda nga fëmijëria e 21-vjeçarit, i cili jetonte në Lezhë me gjyshin e tij pasi divorcimit të prindërve.

Sipas dëshmive, mësohet se Aldi Rama ka kaluar një fëmijëri të vështirë dhe ka parë tmerr me sy që kur ishte 9 vjeç. Në prill të vitit 2009, ku familja Rama kishte emigruar, kryefamiljari Rufan Rama ka dhunuar në sy të dy djemve të tij bashkëshorten në mënyrën makabre.

Në fillim ai e ka goditur me thikë në qafë dhe më pas ka marrë një motorsharrë dhe me të i ka prerë pjesët e parakrahut dhe të këmbëve. Të dy fëmijët janë bërë kështu dëshmitarë të aktit ekstrem. Më pas Rufan Rama ishte larguar nga shtëpia dhe kishte marrë me vete edhe dy fëmijët.

Nëna e tyre, Valbona nuk ka patur informacion për një kohë relativisht të gjatë për ta. Ajo i është nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjikale për të marrë veten nga dhuna barbare e të shoqit. Në vitin 2012 ajo u nda nga burri i saj dhe mori kujdestarinë e fëmijëve.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV