Ditën e sotme, Partia Demokratike depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.
Raportohet se së bashku me kërkesën, PD ka dorëzuar edhe emrat e demokratëve, që do të përfaqësojnë këtë komision.
Kështu, PD ka vendosur që kryetar i komisionit të jetë Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdinand Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.