Të dehur në timon e me shpejtësi të lartë, arrestohen 45 shoferë dhe pezullohen 228 patenta (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

45 shoferë janë arrestuar gjatë kësaj jave në të gjithë vendin, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit. Policia Rrugore bën me dije se 23 prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar 228 patenta, nga të cilat 166 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte deri në 184 km/orë, 56 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5345 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nga monitorimi gjatë kësaj jave, në akse të ndryshme të vendit janë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobë nga 7.000 deri 10.000 lekë, 567 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë.

Të fundit

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis...

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf Fofana, sipas asaj që raporton...

Melani Trump e shkruajti letrën për Putinin me chat gpt?

Pas bisedimeve të samitit të Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska të premten dhe përpara takimit historik të 'Koalicionit të Vullnetit' në Uashington...

Protestat shtohen, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti...

Tedi Blushi: Zjarret në Shqipëri shkaktuan mbi 300 milionë euro dëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për situatën e zjarrëve që përfshinë vendin...

Lajme të tjera

Web TV