Integrimi/ Rama me Borrell: Shqipërinë e ka marrë peng Bullgaria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të enjten, kryeministri Rama udhëtoi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit të tij në Abu Dhabi, Rama është takuar këtë të premte edhe me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se gjatë takimit është folur për samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, “ku është marrë peng edhe Shqipëria”. “Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”, shkruan Rama. Ndërkohë, një postim në rrjetet sociale për këtë takim bëri edhe Borrell, i cili shkroi se e rëndësishme për Ballkanit është të mbajë vrullin e reformave, si dhe besueshmërinë te BE. “Takova Kryeministrin Edi Rama në #ËPC2021 . Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE-së”, shkruan Borell në Tëitter.

Afganët në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama nga Abu Dhabi ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për të strehuar qytetarët afganë, pasi talebanët morën nën drejtim Afganistanin. Gjatë fjalës së tij Rama solli në vëmendje atë çka kanë përjetuar shqiptarët 30 vite më parë, kur u detyruan që të iknin nga vendi për një jetë më të mirë drejt vendeve të Europës. “Jam krenar të them se Shqipëria ka qëndruar në mbrojtje të afganëve në rrezik, në vijim të ngjarjeve që ndodhën në Afganistan dhe në frymën e solidaritetit. Fola pak më parë se qeveria shqiptare mori përsipër angazhimin për të pritur deri në 4 mijë afganë. Është një numër më i madh, krahasuar me vende të pasura, kontributi i të cilave nuk u përputh. Shumë njerëz më kanë thënë; Pse? Përgjigja ime së pari është; duke bërë një gjet ë tillë, nderojmë historinë dhe traditën”, ka thënë Rama. Ai ka shtuar se një prej faqeve më të mrekullueshme të historisë është shpëtimi i hebrenjve, ku Shqipëria qe i vetmi vend me më shumë hebrenj pas lufte. “Mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë s’mund të jetë e shkurtër. 30 vite më parë afganët ishim ne, në largim dhe ikje nga ferri ynë duke iu ikur talebanëve tanë. Ishin fondamentalistë stalinist. Na u desh që të kalonim detin dhe të shfaqeshin si alienë në brigjet e Italisë. Nëse nuk do të gjenim strehë dhe ndihmë 30 vite më parë s’do të ishim sot këtu një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE me aspiratën për t’u bërë kandidat të unionit. Iu detyrohemi fëmijëve tanë. Ata nuk duhen rritur në një mjedis ku iu thuhet që të mbyllin dyert dhe t’u kthejnë kurrizin atyre që janë në nevojë. Në këtë jetë ka një kohë kur kërkon dhe kur duhet të japësh!”, pohoi kryeministri.

Lexo edhe :  Menduam se do fitonim prej Donald Trump, por ky popull shitet për bukën e gojës!

Shqipëria në OBK

Ai tha se Shqipëria do të jetë për herë të parë një anëtare e OBK për periudhën 2022-2023. “Ne do t’i sjellim OBK këndvështrimin e një vendi të vogël, me një grup njerëzish të njëjtë në mendim. Jemi përpjekur që të sjellim një traktat për pandeminë”, tha Rama. Kryeministri shprehur shqetësim për pasojat e asaj që ai e quajti infodemi. “Jemi të shqetësuar dhe për pasojat e infodemisë, që mund të rrisin konfliktet e dhunës. Na duhet një integrim më i madh për agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm. Shqipëria konsideron që arritja e këtyre qëndrimeve është përgjegjësi e përbashkët. Jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE për të zhvilluar sektorin energjetik. Qeveria shqiptare ka nisur të reformojë sektorin e energjisë që prej 2014-ës. Ne jemi të përqendruar në diversifikimin e energjisë, për atë diellore, të erës dhe natyrisht kjo do të përmirësojë dhe kushtet aktuale ku prodhimi është mbështetur në kushtet ujore. Do të miratojmë planin e ri për çkarbonizimin e sektorit të ekonomisë”, tha Rama.

 

 

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV